Aktualitet

Vrasja e Pëllumb Metës në Durrës/ Del ekzpertiza, arma e gjetur u përdor në krim

Për vrasjen e Pëllumbit akuzohen tre fëmijët e tij Hygerta, Hysen dhe Amarildo Meta. Dy të fundit ndodhen në paraburgimin e Durrësit, ndërsa Hygerta në paraburgimin e grave në Tiranë. V

29 Mars 2024, 11:27 Nga r.ll
Vrasja e Pëllumb Metës në Durrës/ Del ekzpertiza, arma e
hygerta, pellumb dhe hysen meta

DURRËS- Ekspertiza e ka konfirmuar se arma e gjetur në pellgun me ujë në sektorin Rinia është përdorur për vrasjen e Pëllumb Metës në Durrës.

Për vrasjen e Pëllumbit akuzohen tre fëmijët e tij Hygerta, Hysen dhe Amarildo Meta. Dy të fundit ndodhen në paraburgimin e Durrësit, ndërsa Hygerta në paraburgimin e grave në Tiranë. Vrasja e 50-vjeçarit që kur u zbulua është shoqëruar me mister dhe enigma, për shkak edhe të deklaratave kontradiktore të fëmijëve. 

Pëllumb Meta ishte raportuar fillimisht nga familja e ktij si i zhdukur, ndërsa 10 ditë ë vonë ai u gjet i varrosur në kasollen e pranë banesës së tij. Dhuna në familje dhe fejesa me zor e Hygertës mbeten pista kryesore të hetimit pë vrasjen.  Gjithashtu një tjetër piste fortë është konflikti për pronat. Nga hetimi pasuror rezulton se viktima kishte dy shtëpi dhe një sipërfaqe toke në zonën industriale të Durrësit.

pellumb meta hygerta meta

Sondazh

Poll