Aktualitet

GJKKO i sekuestroi pasuritë/ Kush është Princ Dobroshi, i njohur si "Peshkaqeni" dhe si bosi i mafias shqiptare në Norvegji

Ai arriti të arratisej nga qelia duke korruptuar rojen e burgut, dhe më pas u kthye në Kosovë, ku hapi biznes për lojërat e fatit. 

29 Mars 2024, 11:30 Nga r.ll
GJKKO i sekuestroi pasuritë/ Kush është Princ Dobroshi, i njohur
princ dobroshi

TIRANË- Gjykata e Posaçme njoftoi sot se ka sekuestruar pasuritë e Olsi Syziut dhe Princ Dobroshit, pasi akuzohen për trafik të lëndëve narkotike. 

Princ Dobroshi nga Peja e Kosovës, i njohur si "Peshkaqeni", për vite me radhë kopertinat e mediave në Norvegji dhe Çeki. Ai njihej si bosi i mafias shqiptare të drogës, ku si pasojë u arrestua dhe u dënua me 14 vite burg në Norvegji.

Ai arriti të arratisej nga qelia duke korruptuar rojen e burgut, dhe më pas u kthye në Kosovë, ku hapi biznes për lojërat e fatit. 

Kush është Princ Dobroshi?

Princ Dobroshi, në Norvegji dhe Ceki njihet si bosi i mafia shqiptare të drogës. Mediat në këto dy vendi i referoheshin me nofkën “Peshkaqeni”.

Dobroshi ishte dënuar për përfshirje në trafikun e drogës, saktësisht heroinës. Për këtë dhe vepra të tjera Dobroshit i ishte ndaluar hyrja në vendet e Bashkimit Evropian.

Ai ishte larguar nga Kosova në vitin 1988. Fillimisht kishte shkuar në Gjermani, ku ishte marrë me biznesin e kazinove. Pas Gjermanisë ai kishte shkuar në Norvegji.

Në vitin 1993, Princ Dobroshi, u arrestua nga policia norvegjeze nën dyshimin për trafik droge. Në një rrëfim për mediat në Kosovë pas kthimit të tij, ai thoshte se kishte qenë në kazino kur shoku i tij me emrin Zhuzepe i kishte kërkuar para.

“Më tha nëse mund t’ia dërgoja 130 mijë marka. Kur jam afruar afër veturës për t’ia dhënë paratë njerëzve të tij, është shfaqur policia. Në makinën që më priste mua ishin 5.4 kilogram heroinë dhe rasti shkoi në gjykatë ku u dënuam”, pati thënë Dobroshi.

Gjykata në Norvegji në vitin 1994 e kishte dënuar atë me 14 vite burgim. Dobroshi, kishte arritur të ikur nga burgu në vitin 1997, pasi kishte korruptuar rojën e burgut.  Pas ikjes, sipas shefit të antidrogës, ishte fshehur në Kroaci ku kishte bërë një operacion plastik në fytyrë.

Autoritetet policore çeke kishin lëshuar një njoftim të përbashkët kur kishin zënë Princ Dobroshin në Pragë pas ikjes së tij nga burgu në Norvegji.

Në aksionin e koduar “Kafaz”, operacioni i të cilit kishte zgjatur dy vjet, e që ishte mbështetur nga policia suedeze, daneze e veçanërisht ajo norvegjeze, kishte rezultuar me kapjen e Dobroshit, me 23 shkurt të vitit 1999.

Prej 99-es kur ishte rikthyer në qeli, Dobroshi kishte qëndruar deri në vitin 2005 duke rrumbullakosur nëntë vite burg përkundër dënimi prej 14 vite burgim. Dy vite kishte ikur nga burgu ndërsa tri vite tjera i ishin hequr nga autoritetet norvegjeze.

Në vitin 2005 kur kishte kryer burgun, Princ Dobroshi ishte përcjellur nga autoritetet norvegjeze nën masa të rrepta sigurie për në Kosovë. Kur u rikthye për të jetuar në vendlindjen e tij në Pejë, ai iu rikthye biznesit të lojërave të fatit.

Në vitin 2012, në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve ai hapi biznesin “StarLotoSport”, e cila për aktivitet kishte bastvënien. Pas 14 ditësh ka bërë kërkesë për ndërrimin e emrit të biznesit duke e regjistruar si “Eurolive-24”. Kjo kompani është e regjistruar për bastvënie, bixhoz si dhe kafe./Insajderi

princ dobroshi olsi syziu

Sondazh

Poll