Aktualitet

“U hodh mbi mua dhe mrë goditi, djali erdhi të më shpëtonte”, dhunoi gruan teksa flinte, arrestohet shqiptari në Itali

Mësohet se denoncimi është bërë nga vetë gruaja e tij, e cila ka treguar se ndërsa ishte në shtrat, bashkëshorti ishte hedhur mbi të duke e goditur.

29 Mars 2024, 12:02 Nga M.B
“U hodh mbi mua dhe mrë goditi, djali erdhi të më
Foto ilustruese

ITALIA- Një 48-vjeçar shqiptar, i njohur për policinë italiane, është arrestuar pasi ka sulmuar gruan e tij teksa ajo ishte duke fjetur. Mësohet se denoncimi është bërë nga vetë gruaja e tij, e cila ka treguar se ndërsa ishte në shtrat, bashkëshorti ishte hedhur mbi të duke e goditur. Ajo ka dëshmuar se i ka ardhur në ndihmë djali i tyre i mitur, por edhe ai më pas është dhunuar nga i ati.

Pas mbërritjes së policisë, fillimisht shqiptari ka bërë rezistencë ndaj tyre, ndërsa më pas është dërguar në komisariat për gjykim të mëtejshëm. Ai akuzohet për abuzim në familje, lëndime të rënda, kërcënime dhe rezistencë ndaj një zyrtari publik.

arrestihet shqiptari ne itali

Sondazh

Poll