Aktualitet

EMRAT/ Droga vinte me postë nga Kalifornia, zbardhen rolet e dy trafikantëve në Tiranë

Nga ky operacion janë vënë në pranga 27-vjeçari Skënder Vata dhe 24-vjeçari Jurges Luzi. Gjithashtu policia ka bërë me dije se janë sekuestruar 3 kg e 200 gramë cannabis sativa, me përqindje të lartë THC, e ndarë në pako, shuma parash dhe 2 celularë.

29 Mars 2024, 11:27 Nga N.F

 

EMRAT/ Droga vinte me postë nga Kalifornia, zbardhen rolet e dy
Dy të arrestuarit

 

TIRANË-  Dy persona janë vënë në pranga në Tiranë pasi përdorinin shërbimin postar për të trafikuar drogë. Në njoftimin e policë bëhet me dije se droga vinte nga Kalifornia në SHBA përmes postës në Shqipëri. Nga ky operacion janë vënë në pranga 27-vjeçari Skënder Vata dhe 24-vjeçari Jurges Luzi. Gjithashtu policia ka bërë me dije se janë sekuestruar 3 kg e 200 gramë cannabis sativa, me përqindje të lartë THC, e ndarë në pako, shuma parash dhe 2 celularë.

Nga detaje e reja të zbardhura mësohet se Skënder Vata dyshohet se ka qenë organizatori i skemës së futjes së drogës me postë. Vata kishte përfshirë edhe Jurgest Luzin, ku ky i fundit kishte rolin për të marrë lëndën narkotike nga posta.

Sipas raportimeve pakoja me drogë është dërguar me një emër të një personi tjetër me origjinë nga qyteti i Korçës, person i cili po verifikohet gjithashtu nga Antidroga nëse është apo jo i përfshirë në këtë skemë. Mësohet se lënda narkotike blihej me çmim të ulët në SHBA, me 10 mijë dollarë kilogrami ndërsa në Shqipëri shitej me vlerë deri në 50 mijë euro kilogrami.

 

shba tirane arrestim

Sondazh

Poll