Bota

“Europa ka hyrë në epokën e paraluftës!”, Paralajmërimi i kryeministrit polak: Nuk dua të tremb askënd, por duhet të mësohemi

Ai ka thënë se nëse Ukraina mposhtet nga Rusia, askush në Evropë nuk do të jetë në gjendje të ndihet i sigurt.

29 Mars 2024, 12:56 Nga M.B

 

“Europa ka hyrë në epokën e paraluftës!”,
Olaf Scholz, Donald Tusk dhe Emmanuel Mcron

POLONIA- Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk ka dhënë një paralajmërim të hapur se Europa ka hyrë në një “epokë të paraluftës”. Ai ka thënë se nëse Ukraina mposhtet nga Rusia, askush në Europë nuk do të jetë në gjendje të ndihet i sigurt.

“Nuk dua të tremb askënd, por lufta nuk është më një koncept nga e kaluara...Është e vërtetë dhe filloi më shumë se dy vjet më parë”, tha ai për mediat evropiane.

Tusk tha se presidenti rus Vladimir Putin kishte fajësuar tashmë Ukrainën për sulmin xhihadist në Bashkinë Crocus të Moskës pa asnjë provë duke shtuar se Rusia ndjen nevojën për të justifikuar sulmet gjithnjë e më të dhunshme ndaj objektivave civile në Ukrainë.

“E di që tingëllon shkatërruese, veçanërisht për njerëzit e brezit të ri, por ne duhet të mësohemi mendërisht me ardhjen e një epoke të re. Epoka e paraluftës,” tha ai.

donald tusk lufta

Sondazh

Poll