Bota

Taxhikistani arreston nëntë persona, dyshohet se kanë lidhje me sulmin terrorist në Moskë

Një burim në shërbimet e sigurisë së vendit tha për Reuters se 9 persona janë vënë në pranga. Të nëntë personat u arrestuan të hënën në qytetin e Bagdadit dhe janë transferuar në kryeqytetin Dushanbe, tha burimi.

29 Mars 2024, 12:53 Nga N.F
Taxhikistani arreston nëntë persona, dyshohet se kanë lidhje me
Foto ilustruese

TAXHIKISTAN- Taxhikistani ka arrestuar nëntë persona këtë javë me dyshimin se ishin të lidhur me sulmin vdekjeprurës të së premtes së kaluar në një sallë koncertesh në Moskë.

Një burim në shërbimet e sigurisë së vendit tha për Reuters se 9 persona janë vënë në pranga. Të nëntë personat u arrestuan të hënën në qytetin e Bagdadit dhe janë transferuar në kryeqytetin Dushanbe, tha burimi.

Në lidhje me ngjarjen e rëndë ku humbën jetën 143 persona u vendosën në pranga katër  të dyshuar për kryerjen e sulmit më vdekjeprurës në Rusi. Ata u arrestuan së bashku me shtatë të dyshuar të tjerë, disa prej të cilëve janë gjithashtu nga ish-republika sovjetike.

Taxhikistani gjithashtu ka mbledhur anëtarët e familjes së të dyshuarve për t'u marrë në pyetje nga hetuesit rusë në Dushanbe.  Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmin në Moskë dhe zyrtarët amerikanë thonë se kanë informacione që tregojnë se ai është kryer nga dega e rrjetit në Afganistan, Shteti Islamik i Khorasanit.

 

sulm moske arerstim taxhikistan

Sondazh

Poll