29 Mars 2024, 12:39
Nga M.B
Flamuj
KOREA E JUGUT- Koreja e Jugut e ka quajtur “të papërgjegjshme” Rusinë, pasi Moska vendosi veto, duke bllokuar rinovimin e mandatit të një paneli ekspertësh të Kombeve të Bashkuara për monitorimin e sanksioneve ndërkombëtare ndaj Koresë së Veriut. Vendosja e vetos në OKB nga Rusia ndodhi pasi akuzave se Pheniani po ndihmon Moskën në luftën e saj në Ukrainë. Koreja e Jugut “qartësisht thekson se Federata Ruse, pavarësisht statusit të saj si anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ka ndërmarrë një vendim të papërgjegjshëm”, tha Ministria e Jashtme e Seulit.
Kjo lëvizje, që vjen disa javë pasi paneli tha se po hetonte raportimet për transferim të armëve mes Phenianit dhe Moskës, u përball me kritika, përfshirë nga Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara. Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, e quajti veton si veprim për “pranimin e fajit” nga Rusia, ndërkaq SHBA-ja tha se kjo ishte “një përpjekje për interesa vetjake që synon të paneli të mos nxjerrë në pah raportin për bashkëpunimin e Moskës” me Korenë e Veriut.
Megjithatë, vetoja e vendosur nga Rusia nuk ndikon në sanksionet e vendosura nga Këshilli i Sigurimit ndaj Koresë së Veriut, por i jep fund monitorimit për zbatimin e këtyre sanksioneve. Mandati i panelit përfundon në fund të prillit. Koreja e Veriut është nën sanksione të ashpra që nga vitit 2006, të cilat janë vendosur nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së në përgjigje të programit bërthamor të Phenianit. Që nga viti 2019, Rusia dhe Kina kanë tentuar që të bindin Këshillin e Sigurimit që të zbusë sanksionet.
Këshilli i Sigurimit për një kohë të gjatë është i ndarë për këtë çështje, përderisa zëvendësambasadori kinez, Geng Shuang, gjatë mbledhjes së mbajtur të enjten argumentoi se sanksionet “kanë përkeqësuar tensionet dhe konfrontimin dhe kanë një ndikim të madh negativ ndaj situatës humanitare”. Gjatë votimit, Kina ka abstenuar, ndërkaq anëtarët e tjerë të Këshillit të Sigurimit kanë votuar për zgjatjen e mandatit të panelit monitorues./ REL
korea e jugut rusia
Bota
29 Mars 2024, 12:28
M.B
Milorad Dodik
BOSNJE HERCEGOVINA- Presidenti i Republikës Srpska Milorad Dodik tha sot se "RS" nuk mund të pranojë të jetoj&eum...
Bota
29 Mars 2024, 12:26
S.N
Reccep Tayyip Erdogan
TURQI- Presidenti turk Reccep Tayyip Erdogan do të vizitojë Shtetet e Bashkuara më 9 maj, tha sot një zyrtar turk...
Bota
29 Mars 2024, 12:10
M.B
Foto ilustruese
KOSOVA- Në vlerë prej 2.5 milionë euro, janë prezantuar tri thirrje publike për përkrahjen e ndë...
Bota
29 Mars 2024, 12:01
S.B
Houghton Hall
BRITANI E MADHE- Mes spekulimeve për martesën e Dukeshës Kate dhe Princit William dhe diagnozën e fundit të kan...
Bota
29 Mars 2024, 12:03
S.N
Foto Ilustrim
SHBA- OKB-ja e përshkruan situatën në Haiti si kataklizmike , ku kriza politike dhe e sigurisë po thellohet dita-ditë...
Bota
29 Mars 2024, 11:49
M.B
Denys Shmyhal
KIEV- Kryeministri i Ukrainës, Denys Shmyhal, ka njoftuar se vendi i tij ka marrë një këst prej 1.5 miliard&eum...
Bota
29 Mars 2024, 11:45
S.N
Foto Ilustrim
IRAN- Ministria e Punëve të Jashtme të Iranit ka dënuar ashpër sulmet ajrore të Izraelit në provincën...
Bota
29 Mars 2024, 11:37
S.N
Foto Ilustrim
SIRI- Të paktën 42 persona janë vrarë në sulmet ajrore në veri-perëndim të Sirisë, thon&...
Bota
29 Mars 2024, 11:36
M.B
Foto ilustruese
HUNGARIA- Qentë janë në gjendje të kuptojnë disa fjalë që iu referohen objekteve në mënyrë...
Bota
29 Mars 2024, 11:25
S.N
Foto Ilustrim
EKUADOR- Një person u vra dhe katër të tjerë u plagosën në një trazirë në burgun Guayaquil n&eum...