Bota

Kpaciteti i UNRWA për të vepruan në Gaza po zvoglohet, shkak refuzimet e Irzaelit për të bashkëpunuar

Që kur qeveria izraelite njoftoi javën e kaluar se do të ndalonte të gjithë bashkëpunimin me UNRëA, pesë kërkesa për të hyrë në Gazën veriore janë refuzuar.

29 Mars 2024, 12:39 Nga S.N
Kpaciteti i UNRWA për të vepruan në Gaza po zvoglohet, shkak
Foto Ilustrim

 

PALESTINË- Kapaciteti i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punët për Refugjatët Palestinë (UNRWA) për të vepruar në Gaza po zvogëlohet për shkak të refuzimit të Izraelit për të bashkëpunuar me agjencinë, thotë një zëdhënës i organizatës.

"Ne po zbulojmë se hapësira jonë operative po zvogëlohet vërtet," tha Tamara Alrifai për Al Jazeera.

Që kur qeveria izraelite njoftoi javën e kaluar se do të ndalonte të gjithë bashkëpunimin me UNRëA, pesë kërkesa për të hyrë në Gazën veriore janë refuzuar. Për më tepër, kamionët e agjencisë mbeten të parkuar në El Arish në anën egjiptiane të kufirit, duke pritur për të hyrë në Gaza.

Alrifai shtoi se mesatarisht 155 kamionë hyjnë në Gaza çdo ditë, por ky numër është shumë larg nga 500 kamionë të vlerësuar nga OKB-ja si minimumi i kërkuar duke pasur parasysh rrethanat në Gaza.

“Çdo përpjekje për të marrë ushqim në Gaza është e mirëpritur, por mënyra më e lehtë, më e shpejtë dhe më e lirë është përdorimi i vendkalimeve tokësore”, tha zëdhënësi. “Burimet me avion janë simbolike, një mënyrë për të thënë: Ne do të sjellim ushqim", th ai.

unrwa gaza lufta izrael-hamas

Sondazh

Poll