Aktualitet

‘Te dera gjetëm kokën e një maceje të ngordhur’/ Media irlandeze rrëfen skandalin: Gruaja kërkon azil se e përndiqte

19 Nëntor 2019, 11:37 Nga DOSJA
‘Te dera gjetëm kokën e një maceje të ngordhur’/

IRLANDË- Një prej mediave më presitigjoze irlandeze, “Irish Examiner” ka publikuar historinë e një gruaje nga Shqipëria, e cila është detyruar që të kërkonte azil pasi nuk mbrohej nga Policia dhe Drejtësia e vendit tonë.

Gazeta thotë se gjithçka nisi në momentin kur gruaja dërgoi një denoncim në Polici pasi përndiqej nga një person. Fillimisht ai i dërgonte mesazhe anonime në vendin e saj të punës dhe më vonë e merrte në telefon në numrin e shtëpisë. Sërish pa i dhënë se kush ishte.

Gjithçka arriti kulmin, kur një ditë ai goditi me makinë burrin e saj, teksa të dy mjetet ishin në ecje e sipër. Familja prej 5 anëtarësh nuk e mbajti dot më presionin dhe zgjodhi që të largohej nga qyteti për t’u transferuar në Tiranë.

Jeta e tyre vazhdonte si normalisht në kryeqytet, derisa një mëngjes në pragun e tyre të derës gjetën kokën e një maceje të ngordhur, të vendosur në një kuti.

Pavarësisht se çështja kishte shkuar në gjyq, sërish gruaja kishte humbur, duke mos arritur që të marrë një urdhër-mbrojtje as për vete e as për tre fëmijët e saj.

Në rrëfimin e saj për gazetarin irlandez, gruaja tha se përndjekësi i saj kishte mbrojtje politike pasi ishte i lidhur me Partinë Socialiste dhe për këtë arsye nuk kërkonte dot ndihmë as nga Policia lokale pasi kishte njohje edhe me ta. Kështu që ajo zgjodhi që të largohej nga qyteti.

Ajo tregoi edhe historinë e gjyqtares Fildes Hafizi, e cila u vra nga ish-bashkëshorti i saj edhe pse kishte mbrojtje, edhe pse kishte vënë në dijeni edhe Ambasadën Amerikane. “Kështu funksionojnë gjërat në Shqipëri,-tha ajo, “jo gjithmonë ligji zbatohet në mënyrë të barabartë. Njohjet personale, lidhjet politike apo kriminale …. shpesh ndikojnë.”

Gruaja tha se familja e saj gëzonte një jetë të mirë në Shqipëri, sepse ajo ishte e shkolluar, burri i saj biznesmen dhe se nuk kishin dëshirë që të largoheshin nga vendi i tyre, Por për fat të keq u detyruan që të largoheshin nga sytë-këmbët.

Tanimë pas tmerrit që kaloi në Shqipëria, familja është duke u përballur me Gjykatën irlandeze, duke u përpjekur që të provojë se nëse nuk i aprovohet azili, jeta e saj, bashkëshortit dhe e tre fëmijëve të mitur nuk është e sigurtë.

Përkthyer nga Irishexaminer.com

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet historia shqiptare ne irlande irlandë historia shqiptare ne irlande irlandë

Sondazh

Poll