Politike

Lufta kundër dizinformimit, PS nismë për Komision të Posaçëm/ Rama: Është shumë e rëndësishme të ecim me shpejtësi

Kjo nismë për të luftuar dizinformimin dhe ndërhyrjet nga aktorë të tretë që kërkojnë destabilitet po ndërmerret nga të gjitha vendet e NATO-s.

28 Mars 2024, 19:28 Nga h.k
Lufta kundër dizinformimit, PS nismë për Komision të
Foto ilustruese

TIRANË-Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste i ka adresuar një kërkesë Kryetares së Kuvendit për krijimin e një Komisioni të Posaçëm Parlamentar me fokus koordinimin dhe mbikëqyrjen e të gjitha përpjekjeve institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike në Shqipëri.

Kjo nismë për të luftuar dizinformimin dhe ndërhyrjet nga aktorë të tretë që kërkojnë destabilitet po ndërmerret nga të gjitha vendet e NATO-s.

Ndërkohë ky hap vjen dhe si një rekomandim në Progresraportin e Komisionit Europian. Kryeministri Edi Rama përmes një statusi në rrjetet sociale thotë se është shumë e rëndësishme të lëvizet me shpejtësi.

edi rama

Sondazh

Poll