Politike

"Të dy ata që hetuan Olsi Ramën, i kanë marrë postet me votën e Ramës/ Bardhi: Olsian Çela dhe Edvin Kondili prokurorët e dosjes së Xibrakës

Ai tha se prokuroët e çështjes së Xibrakës që e kanë mbuluar rolin e Olsi Ramës kanë qenë Olsian Çela dhe Edvin Kondili.

28 Mars 2024, 21:44 Nga h.k
"Të dy ata që hetuan Olsi Ramën, i kanë marrë
Foto ilustruese

TIRANË-Kryetar i grupit Parlamentar  të PD Gazmend Bardhi, pas publikimit të dokumentave që sipas tij implikojnë vëllain e Kryeministrit në çështjen e Xibrakës, tha ndër të tjera se prokurorët që kanë hetuar dosjen janëe promovuar nga Rama në vitet më pas.

Ai tha se prokuroët e çështjes së Xibrakës që e kanë mbuluar rolin e Olsi Ramës kanë qenë Olsian Çela dhe Edvin Kondili.

Prokurorët e dosjes së Xibrakës që kishin për detyrë të hetonin këtë personin 45-vjeçar, njëri me votë të Edi Ramës është bërë Prokuror i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë dhe prokurori tjetër është mbështetur në një garë ku Rama hyri në luftë me Ambasadën e SHBA-së për ta bërë të drejtor të SPAK. E vërteta është që të gjithë përfaqësuesit që ndodheshin atje me votë të Edi Ramës, votuan për Edvin Kondilin”, tha Bardhi.

gazment bardhi

Sondazh

Poll