Politike

"Tmerr nga dokumentat"/ Berisha reagon për akuzat që ngriti Bardhi në 'Opinion': Sot u shkatërrua klani mafioz Rama

Berisha tha se dokumentat e nxjerra publikisht nga Bardhi në emision "Opinion", shkatërruan klanin mafioz të Ramës. 

28 Mars 2024, 22:10 Nga h.k
"Tmerr nga dokumentat"/ Berisha reagon për akuzat që ngriti
Sali Berisha

TIRANË-Sali Berisha, Kryetari i Partisë Demokratike ka reaguar mbrëmjen e sotme në lidhje me deklaratat e Kreut të Grupit Parlamentar Gazment Bardhi. Berisha tha se dokumentat e nxjerra publikisht nga Bardhi në emision "Opinion", shkatërruan klanin mafioz të Ramës. 

STATUSI I SALI BERISHËS

"Tmerr nga dokumentat në Opinion!

Miq, po ndjek opinionin.
Efekti i dokumentave zyrtare të dosjes hetimore që paraqiti Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike shkatërruan sonte klanin mafjoz Rama.
Për të rrezuar dokumentat e dosjes së prokurorisë që faktonin se Olsi Rama është eksponent kryesor i grupit Xibraka, klani mafjoz Rama paraqiti si argument të vetëm:
1- Vendimin e gjykatave të varuara prej tij që kanë dënuar dokumentat zytare si shpifje
2- Fletërrufe anadollake e shkruar nga Rama “fajin e ka Saliu”

Së fundi dëshmitari i hobeve të Olsi Ramës, Batoni që sonte meriton plotësisht të quhet Baton Rama.
Mjerim, mjerim për ata që dokumentat zyrtare kërkojnë t’i mbulojnë me koprolali. "

sali berisha

Sondazh

Poll