Politike

Berisha: Veliaj ka ditur çdo gjë për tenderat që fitonin pesë drejtorët hajdutë. Ai ka marrë për vete pjesën e luanit

Berisha akuzoi Veliajn se ka marrë pjesë nga paratë që vidhnin drejtorët. Ai tha se ata kishin një aplikacion të veçantë komunikimi vetëm me Veliajn. 

28 Mars 2024, 20:07 Nga DOSJA

Berisha: Veliaj ka ditur çdo gjë për tenderat që fitonin

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur sot sa i përket urdhër-arresteve ndaj drejtorave të Baskisë Tiranë. Gjatë fjalës së tij në tubimet e përditshme poshtë banesës, Berisha tha se Veliaj ka ditur çdo gjë për tenderat që fitonin 5 drejorët. 

Berisha akuzoi Veliajn se ka marrë pjesë nga paratë që vidhnin drejtorët. Ai tha se ata kishin një aplikacion të veçantë komunikimi vetëm me Veliajn. 

Berisha: Por edhe dy fjalë do them për këta të famshmit 5D, pesë drejtorë hajdutë. Secili prej tyre, do të më falni për shprehjen, por përfaqëson një maskara njeri, një hajdut të shpifur, të neveritshëm.

Por miqtë e mi, kryehajduti i tyre, hyn dhe del në zyrë, pa i hyrë gjemba në këmbë. Dhe ai është Erion Veliaj.
Dhe ai është Erion Veliaj, i cili ka ditur gjithçka për aferat e tyre. Ka ditur çdo gjë për tenderat që fitonin.

Ka marrë për vete pjesën e luanit nga ato tendera. Dumanit kanë edhe aplikacionin e veçantë me të cilin komunikonin vetëm me Velinë kjo bandë e shpifur që vidhnin paratë e qytetarëve të Tiranës në emër të tij.

sali berisha partia demokratike bashkia tirane

Sondazh

Poll