Politike

Këlliçi zbulon hartën në studion e TPZ-së: Ky është kompleksi i pallateve të drejtorit të Veliajt, Mariglen Qato

Këlliçi theksoi se Qato ishte personi që duhet t’i monitoronte ndërtimet dhe kompanitë janë të tijat.

28 Mars 2024, 22:31 Nga I.A
Këlliçi zbulon hartën në studion e TPZ-së: Ky
Qato dhe Veliaj

TIRANË- Ish-kandidati për kryetar bashkie në Tiranë, Belind Këlliçi, zbuloi planimetrinë e një kompleksi pallatesh afër ish-Kinostudios, që është ndërtuar nga drejtori i IMT-së, Mariglen Qato, i arrestuar sot nga SPAK. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN Tv, Këlliçi theksoi se Qato ishte personi që duhet t’i monitoronte ndërtimet dhe kompanitë janë të tijat.

“Kjo është planimetria e një kompleksi pallatesh që ka ndërtuar Mariglen Qato. Është planimetria e pallateve të tij. Po ta keni parasysh është pranë Ora Neës dhe Klan Tv. Ajo pjesë, nëse e shihni, leja me firmën e Veliaj është dhënë për tetë kate në qendër dhe shtatë anash. Ju garantoj sot me përgjegjësi që ato zona që thonë 7 kate, janë nga një kat më shumë. Janë cuar të gjithë banorët dhe asksush nuk merrte përgjigje. Personi që duhet t’i monitoronte është vetë Mariglen Qato. Kompanitë janë të tijat, e dinë të gjithë që është pronar Mariglen Qato”, tha Këlliçi.

belind këlliçi

Sondazh

Poll