Politike

Konstituohet grupi i dialogut mes mazhorancës dhe opozitës për ligjet që duan shumicë votash (EMRAT)

Ky grup dialogu pritet të marrë vendime me konsensus për ligjet që duan 84 vota, përfshirë Reformën Zgjedhore dhe Amnistinë Penale, për të shkuar drejt votimit në parlament, me dakordësinë e palëve.

28 Mars 2024, 10:55 Nga r.ll
Konstituohet grupi i dialogut mes mazhorancës dhe opozitës për
foto nga mbledhja

TIRANË- Ditën e sotme në sallën e Komisionit të Ligjeve është konstituuar grupi i dialogut mes mazhorancës dhe opozitës për ligjet që kërkojnë shumicë votash si dhe ligjet e nevojshme për rrugëtimin në Bashkimin Evropian.

Emrat përfaqësues nga Partia Socialiste janë Damian Gjiknuri, Klotilda Bushka dhe Toni Gogu. Nga radhët e opozitës do të jenë Oerd Bylykbashi, Dhurata Çupi dhe Erisa Xhixho nga Partia e Lirisë.

Ky grup dialogu pritet të marrë vendime me konsensus për ligjet që duan 84 vota, përfshirë Reformën Zgjedhore dhe Amnistinë Penale, për të shkuar drejt votimit në parlament, me dakordësinë e palëve.

grupi i dialogut pd-ps

Sondazh

Poll