Politike

Arrestimet brenda Partisë Socialiste, Erion Braçe: Korrupsioni është kthyer në kulturë në vend, duhet të marrim masa dhe të mos presim vetëm SPAK

Braçe shton në një intervistë për Top News se nuk ka pasur asnjë marrëveshje mes PS dhe Rithemelimit, sipas tij e vetmja ngjarje që ndodhi ishte që deputetët e lanë pas atë strategji. 

27 Mars 2024, 18:26 Nga h.k
Arrestimet brenda Partisë Socialiste, Erion Braçe: Korrupsioni
Foto ilustruese

TIRANË-Deputeti i Partisë Socialiste Erjon Braçe ka komentuar aktualitetin politik në vend. Lidhur me rikthimin e deputetëve të opozitës në Kuvend, ai u shpreh se nuk fshihet asgjë pas ndonjë marrëveshjeje.

Braçe shton në një intervistë për Top News se nuk ka pasur asnjë marrëveshje mes PS dhe Rithemelimit, sipas tij e vetmja ngjarje që ndodhi ishte që deputetët e lanë pas atë strategji. 

E para nuk ka marrëveshje, dhe kjo u tha dhe u stërtha. Nuk ka çfarë të fshihet kur nuk ka marrëveshje. Pala që kishte rolin kyç në destabilizimin e jetës parlamentare, si milici fashiste brenda Parlamentit për të mos lejuar marrjen e fjalës së deputetëve etj, ka hequr dorë nga ajo sjellje dhe i është kthyer jetës parlamentare, siç janë komisionet parlamentare. Nuk ka një rast të vetëm që PS të jetë bërë pengesë për SPAK. Patjetër më shqetësojnë, siç më shqetëson fakti që korrupsioni është kthyer në kulturë në këtë vend. SPAK i vetëm nuk mund ta bëjë këtë betejë me korrupsionin, sepse është luftë me kulturën, kulturën duket ta luftojë PS, me ligje, me kontroll të shtuar e gjithçka tjetër. Paralelisht me atë që bën SPAK, partia duhet të themelojë një kulturë kundër korrupsionit."-tha Braçe. 

erjon brace

Sondazh

Poll