Politike

Berisha: Beteja kundër teatrit është beteja e një pseudoartisti kundër artistëve të vërtetë

Berisha tha se tatri ka sërish një grup qëndrestarësh të pamposhtur, të cilët i përshkroi si heronj të vërtetë. Kjo kauz tha Berisha është e çdo shqiptari dhe e trashëgimisë sonë.

27 Mars 2024, 20:03 Nga h.k

Berisha: Beteja kundër teatrit është beteja e një

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, foli sot për qëndresën e grupit të artistevë për teatrin kombëtar. Në deklaratat e përditshme nga dritarja e banesës së tij, Berisha tha sot se Tirana është kryqyteti i vetëm pa nëj teatër kombëtar. Arsyeja e kësaj sipas tij është Edi Rama të cilin e cilësoi si pseudoartist. 

Berisha tha se betaja ndaj teatrit është beteja ndaj korrupsionit kundër kulturës tonë. Ai tha se droga dhe korrupsioni rrafshoi tetarin, që sipas tij nuk e bëjnë as pushtimet barbare. 

Deklarata e Sali Berishës:

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, nderimin më të madh për ju, qëndrestarë të pamposhtur, luftëtarë të kauzave të drejta, misionarë të vërtetë të dinjitetit dhe shpresës së shqiptarëve.

Një përshëndetje të përzemërt oratorëve të mrekullueshëm, të cilët kanë shndërruar këtë platformë, në burim të pashterrshëm drite për mendjet dhe zemrat e shqiptarëve.

Një burim të pashterrshëm të të vërtetave të mbulohen me terrin e propagandës së regjimit monist.

Të dashur miq, sot kjo protestë nuk mund të ketë simbol, shenjë më të shenjtë se sa qëndresën e pashembullt në historinë e Europës të një grupi artistësh për teatrin e kombit.

Beteja e tyre për teatrin e kombit në të vërtetë është betejë e çdo shqiptari që e ndjen veten shqiptar. Është betejë e çdo qytetari që e ndjen veten qytetar.

Është betejë e të gjithë atyre që besojnë se kultura dhe identiteti janë shpirti i kombit, janë shpirti i shoqërisë dhe i vendit.

Qëndresa e tyre më e jashtëzakonshmja e regjistruar ndonjëherë është një betejë të cilën ne kurrë nuk mund dhe nuk duhet ta humbasim.

Teatri dhe kultura janë flamujtë për të cilët luftohet, sakrifikohet çdo gjë për fitoren e tyre. Miqtë e mi, Tirana është sot kryeqyteti i vetëm dhe Shqipëria është sot shteti i vetëm pa një teatër kombëtar, sepse një shpirtrrënuar, pseudoartist, duke parë veten e tij të pakrahasueshëm me artistët e vërtetë, bëri një betejë të egër çnjerëzore se si e si t’i shfaroste ata.

Beteja kundër teatrit është beteja e pseudoartistit kundër artistëve të vërtetë. Por beteja kundër teatrit nuk është vetëm kaq.

Është beteja e korrupsionit, e drogës kundër kulturës dhe teatrit tonë. Në qoftë se e shohim me gjakftohtësi, droga, korrupsioni rrafshoi teatrin, gjë të cilën nuk e bënë as pushtimet më barbare.

sali berisha

Sondazh

Poll