27 Mars 2024, 19:29
Nga I.A
Takimi
TIRANË- Bordi Këshillimor Ndërpartiak i Fondacionit Westminster For Demokracy (WFD), i përbërë nga deputetë dhe ish-deputetë të Parlamentit Britanik bëri një vizitë në selinë e Partisë Demokratike të Shqipërisë. Në përbërje të delegacionit ishin Wendy Morton, Deputete e Parlamentit Anglez-Partia Konservatore, ish-Ministre Shteti për Çështjet Europiane dhe ish-Sekretare e Parlamentit për Thesarin e Shtetit, John Grogan, ish-deputet i Partisë Laburiste Britanike (1997-2019), aktualisht kandidat në zgjedhjet parlamentare-2024, Stephen Gethins, ish-deputet dhe ish-zëdhënës për Çështjet Ndërkombëtare dhe Evropiane për Partinë Kombëtare Skoceze.
Delegacioni britanik u prit nga nënkryetari i PD, Oerd Bylykbashi, deputetja Albana Vokshi, Shefja e Departamentit me Jashtë, Ilda Zhulali dhe Shefi i Kabinetit të Kryetarit të PD, Akil Kraja. Gjatë shkëmbimeve përfaqësuesit britanikë vunë në pah rolin e PD në themelimin e pluralizmit në vend dhe theksuan që Partia Demokratike është vijuese e kësaj trashëgimie. U evidentua gjithashtu miqësia e patjetërsueshme mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe, dhe kjo marrdhënie është materializuar edhe në lidhjet e shkëlqyera mes PD dhe Partisë Konservatore Britanikë.
Deputetët britanikë rikonfirmuan vijimin e bashkëpunimit në organizimin e primareve, mbrojtjen e zgjedhjeve, Kodit të Etikës të PD, si “një parti që mund të drejtojë vendin”. Në bisedë u fol gjithashtu për sulmin e pashembullt ndaj opozitës shqiptare. Partnerët anglezë ishin mëse të informuar për situatën politike në vend. Qëllimi i vizitës së përfaqësisë britanike ishte “të diskutojnë me aktorët politikë shqiptarë, Parlamentin, Partitë Politike dhe Shoqërinë Civile mbi situatën dhe zhvillimet e rëndësishme në vend, mbështetjen e dhënë nga WFD për Parlamentin dhe partitë politike, si dhe cilat janë prioritetet për vitet në vazhdim”.
westminster for demokracy wfd oerd bylykbashi albana vokshi wendy morton john grogan
5080178c 4873 4789 8383 c859483a6dd0
970f847b fb99 4f1f 9867 845b27446b19
8c7f9624 0ab9 42aa a777 cbb1ae3b13be
01b4e312 f26c 4187 b56f f0d2559f5ac7
Politike
27 Mars 2024, 18:26
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Deputeti i Partisë Socialiste Erjon Braçe ka komentuar aktualitetin politik në vend. Lidhur me rikthimin e de...
Politike
27 Mars 2024, 17:36
h.k
Foto ilustruese
GREQI-Ministri i Jashtëm Giorgos Gerapetritis tha ditën e sotme se rasti i Fredi Belerit, një kryebashkiak nga minoriteti g...
Politike
27 Mars 2024, 16:21
S.B
Belinda Balluku
TIRANË- Fjalimi i Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku për Konferencën Komb&...
Politike
27 Mars 2024, 16:16
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Belind Këlliçi, anëtari i Kryesisë së PD-së ka dhënë një deklaratë pë...
Politike
27 Mars 2024, 15:51
Foto ilustruese
GREQI-Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Isabel Santos, shprehu keqardhje për deklaratat e Athin...
Politike
27 Mars 2024, 15:00
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin e Bashkimit Europian, Isabel Santos ka deklaruar gjatë konf...
Politike
27 Mars 2024, 14:21
M.B
Gazment Bardhi dhe Olta Xhaçka
TIRANA- Grupi parlamentar i PD i është drejtuar me një letër kryetares së Kuvendit, Lindita ...
Politike
27 Mars 2024, 14:14
N.F
Klevis Balliu
TIRANË- Koordinatori i Rajonit të Tiranës, Klevis Balliu në një konferencë për mediat ka folur në lid...
Politike
27 Mars 2024, 14:06
r.ll
agron gjekmarkaj
TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj i ka drejtuar një letër Gjykatës...
Politike
27 Mars 2024, 13:54
r.ll
taulant balla
TIRANË- Ministri i Brendshëm, Taulant Balla është pyetur nga gazetarët për bashkinë e Himarës dh...