Politike

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj paraqitet në SPAK

Hetimi bën fjalë për shkeljet e pretenduara nga SPAK, në koncesionin e sterilizimit me vlerë 100 milionë euro dhe afat 10-vjeçar, të fituar nga biznesmeni Ilir Rrapaj tashmë i arrestuar bashkë me ish-zv.ministrin e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj. 

28 Mars 2024, 09:52 Nga r.ll
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj paraqitet në SPAK
ilir beqaj

TIRANË- Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është paraqitur ditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Ai është nën hetim për çështjen e sterilizimit.

Hetimi bën fjalë për shkeljet e pretenduara nga SPAK, në koncesionin e sterilizimit me vlerë 100 milionë euro dhe afat 10-vjeçar, të fituar nga biznesmeni Ilir Rrapaj tashmë i arrestuar bashkë me ish-zv.ministrin e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj. 

ZV. ministri akuzohet për shpërdorim detyre ndërsa biznesmeni për mashtrim. Në gjykim do të shkojnë edhe 6 ish zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë të cilët kanë qenë anëtarë të Komisionit të tenderit të sterilizimit.

ilir beqaj spak

Sondazh

Poll