Politike

Berisha: Teatri ka përsëri një grup qëndrestarësh të pamposhtur, të cilët po i kushtojnë jetën mbrojtjes së kauzës së tij

Berisha tha se tatri ka sërish një grup qëndrestarësh të pamposhtur, të cilët i përshkroi si heronj të vërtetë. Kjo kauz tha Berisha është e çdo shqiptari dhe e trashëgimisë sonë.

27 Mars 2024, 20:14 Nga DOSJA

Berisha: Teatri ka përsëri një grup qëndrestarësh

 

TIRANË- Kreu i Partisë Demokrtaike Sali Berisha ka folur sa i përket betejës për teatrin e Tiranës. Në deklaratat e përditshme gjatë tubimeve poshtë banesës së tij, ai ka thënë se betaja për teatrin është betejë për dinjitetin kombëtar. 

Berisha tha se tatri ka sërish një grup qëndrestarësh të pamposhtur, të cilët i përshkroi si heronj të vërtetë. Kjo kauz tha Berisha është e çdo shqiptari dhe e trashëgimisë sonë.

Deklarata e Sali Bershës:

Qytetarë dhe qytetare të Tiranës, çfarë na rikujton sot kjo betejë? Personalisht më rikujton 2 korrikun e vitit 1990 kur të rinjtë shqiptarë, dhe në tërësi qenë punëtorë miqtë e mi, të themi të vërtetën, qenë njerëz që merrnin 3-4 mijë lekë rrogë, nuk blinin dot një këmishë, iu përveshën si luanë Perdes së Hekurt dhe e përmbysën.

Kurse qyteti, kryeqyteti qëndroi i mpirë. Të mos harrojmë se beteja për teatrin është betejë për dinjitet kombëtar.
Është betejë për identitet kombëtar.

Është betejë kundër të ligës së qenies sonë, armiqësisë së qenies sonë. Miq, teatri ka përsëri një grup qëndrestarësh të pamposhtur, heronj të vërtetë, të cilët po i kushtojnë jetën mbrojtjes së kauzës së tij.

Por ajo nuk është vetëm kauzë e tyre, ajo është kauzë e çdo shqiptari. Ajo është kauzë e Shqipërisë. Ajo është kauzë e trashëgimisë sonë. Është kauzë e të ardhmes sonë.

sali berisha pd

Sondazh

Poll