Bota

Kuleba: Ukraina e sheh Indinë si një forcë të fuqishme ndërkombëtare për negociatat e paqes

Kuleba, i cili është në një turne diplomatik për të marrë mbështetjen e kombeve të ndryshme përpara samitit të parë të paqes në Zvicër më vonë këtë vit, tha se është e rëndësishme që të afrohen më shumë vende në anën e Ukrainës për të mposhtur propagandën ruse. 

27 Mars 2024, 21:53 Nga S.N
Kuleba: Ukraina e sheh Indinë si një forcë të fuqishme
mytro Kuleba

UKRAINË- Përpara vizitës së tij të parë në Indi pas pushtimit rus të Ukrainës, ministri ukrainas për Punët e Jashtme Dmytro Kuleba tha se vendi i tij e sheh Indinë si një forcë të fuqishme ndërkombëtare në negociatat e paqes. 

Kuleba, i cili është në një turne diplomatik për të marrë mbështetjen e kombeve të ndryshme përpara samitit të parë të paqes në Zvicër më vonë këtë vit, tha se është e rëndësishme që të afrohen më shumë vende në anën e Ukrainës për të mposhtur propagandën ruse. 

Ai hodhi poshtë në mënyrë të hapur akuzat e Rusisë se terroristët që kryen sulmin në Moskë javën e kaluar kishin një lidhje me Ukrainën. "Krimet kundër civilëve janë praktikë ruse," pohoi ai dhe shtoi se Ukraina nuk ka synuar infrastrukturën civile në luftën e vazhdueshme.

Kuleba theksoi nevojën urgjente për sistemet e mbrojtjes ajrore për të mbrojtur Ukrainën, veçanërisht sistemet anti-raketë Patriot. Duke dhënë detaje të sulmit rus që nga java e kaluar, ai tha se ato u kryen duke përdorur municion prej 500 kg deri në 1,500 kg. “Ukraina është i vetmi vend në botë që i nënshtrohet sulmeve të përditshme me raketa balistike”, tha ai.

Ndërsa iu përgjigj pyetjeve specifike të Indisë, ai tha se kompanitë indiane janë të mirëpritura të marrin pjesë në rindërtimin e Ukrainës. Kuleba do të mbërrijë në New Delhi të enjten për një vizitë dy-ditore.

mytro kuleba india ukraina

Sondazh

Poll