Bota

Sondazhi i Gallup tregon se shumica e amerikanëve nuk miratojnë veprimet e Izraelit në Gaza

Sondazhi i Gallup i publikuar sot zbuloi se 55% e të anketuarve nuk i miratuan veprimet e ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës, ndërkohë duket rritja me 10% krahasuar me sonadazhin e muajin nëntor ku 45% e të anketuarve thanë se nuk i miratojnë.

27 Mars 2024, 21:44 Nga S.N

 

Sondazhi i Gallup tregon se shumica e amerikanëve nuk miratojnë
Foto Ilustrim

SHBA- Një aondazh i ri i Gallup ka treguar se shumica e amerikanëve nuk i miratojnë veprimet e Izraelit në Gaza, teksa ushtria izraelite vazhdon të godasë enklavën e rrethuar palestineze dhe vendos një rrethim që ka krijuar një krizë urie.

Sondazhi i Gallup i publikuar sot zbuloi se 55% e të anketuarve nuk i miratuan veprimet e ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës, ndërkohë duket rritja me 10% krahasuar me sonadazhin e muajin nëntor ku 45% e të anketuarve thanë se nuk i miratojnë.

Mes votuesve të Partisë Demokratike, përqindja ishte edhe më e lartë, me 75 për qind të të anketuarve që shprehën një pikëpamje negative për veprimet e Izraelit, ndërsa 60 për qind e të pavarurve thanë gjithashtu se nuk i miratonin.

"Sondazhi i Gallup pasqyron një shkëputje të qartë midis politikave të administratës Biden dhe pikëpamjeve të shumicës së amerikanëve, veçanërisht demokratëve, mbi veprimet e Izraelit në Gaza," tha Raed Jarrar, drejtor i avokimit në Democracy for the Arab World Noë, një institut kërkimi në Washington, DC.

“Kjo divergjencë sugjeron një nevojë urgjente që administrata të rindërtojë politikën e saj të jashtme me vlerat dhe pritshmëritë e zgjedhësve të saj”, tha Jarrar për Al Jazeera.

Gjetjet e sondazhit, i cili u zhvillua në fillim të këtij muaji, vijnë pasi Izraeli ka intensifikuar bombardimet e tij ndaj pjesëve të Rripit të Gazës, pavarësisht nga kërkesat në rritje ndërkombëtare për një armëpushim të qëndrueshëm për t'i dhënë fund luftës.

Presidenti amerikan Joe Biden, një demokrat, është përballur gjithashtu me protesta dhe zemërim publik për mbështetjen e tij të vendosur për Izraelin dhe refuzimin për të ndaluar ndihmën e huaj për qeverinë izraelite derisa ajo të jetë në përputhje me normat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.

Në fillim të kësaj jave, administrata Biden abstenoi nga një rezolutë e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për armëpushimin në vend që të përdorte veton e saj, një veprim që ekspertët thanë se theksoi zhgënjimin e Biden me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.

gallup shba izrael

Sondazh

Poll