Bota

"Themelimi i asosacionit të komunave me shumice serbe"/ Tsipras: Ky është kushti që Kosova të anëtarësohet në Këshillin e Evropës

Tsipras përshëndeti raportin e Bakojanis dhe faktin se Kosova ia njohu Kishës Ortodokse serbe pronësinë ligjore të Manastirit të Deçanit, por kjo sipas tij nuk është e mjaftueshme. Ai tha se duhet rishikuar ligji për shpronësimin e pronave të pakicës në Kosovë.

27 Mars 2024, 19:18 Nga S.N
"Themelimi i asosacionit të komunave me shumice serbe"/ Tsipras:
Aleksis Tsipras

GREQI- Ish-kryeministri i Greqisë dhe president i partisë opozitare më të madhe në Greqi, Aleksis Tsipras, mori pjesë në diskutimin dhe votimin e raportit për anëtarësim e Kosovës në Këshillin e Evropës që u mbajt në Paris. Tsipras theksoi se duhen veprime shtesë nga Prishtina veçanërisht në lidhje me themelimin e Asosacionit të komunave me shumicë serbe që Kosova të përfshihet në organizatë.

Tsipras përshëndeti raportin e Bakojanis dhe faktin se Kosova ia njohu Kishës Ortodokse serbe pronësinë ligjore të Manastirit të Deçanit, por kjo sipas tij nuk është e mjaftueshme. Ai tha se duhet rishikuar ligji për shpronësimin e pronave të pakicës në Kosovë.

Tsipras nënvizoi se tensioni është rritur shumë në rajon me përgjegjësi reciproke të palëve dhe duhen më shumë garanci paraprakisht për të kontribuar realisht për paqen në Ballkan, për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Ai shtoi se kërkohet diskutim shtesë me vendet që nuk e njohin Kosovën, për regjimin me të cilin do të anëtarësohet në këtë organizatë.

Raporti është miratuar nga Komisioni për Çështje Politike, hapi i radhës është votimi nga Asambleja Parlamentare në prill. Nëse do të kalojë, do të diskutohet në Këshillin e Ministrave për vendimin përfundimtar në maj.

aleksis tsipras greqia serbia kosova

Sondazh

Poll