Aktualitet

27 urdhër- mbrojtje për gjakun e njëri-tjetrin, zanafilla e konfliktit në Lazarat/ Toka e gjyshit që ndau fisin Buzheri, Al

19 Nëntor 2019, 10:30 Nga DOSJA
27 urdhër- mbrojtje për gjakun e njëri-tjetrin, zanafilla e

GJIROKASTER- Një sherr familjar që degradoi në një dhunë të rëndë fizike ndaj 52-vjeçares Lavdije Buzheri, nga nipi i burrit të saj, Alfons Buzheri, ka nisur qysh prej vitesh.  Burime të afërta me familjen Buzheri, i shpjeguan Dosja.al zanafillën e këtij sherri që zbulon edhe njëherë problemet që ka trashëgimia me pronat në Shqipëri.

Përtej historikut kriminal që ka Alfons Buzheri, i njohur në Lazarat për një sërë ngjarjesh kriminale, ku më e rënda është ajo e rrëmbimit të tri përmetarëve, Velo Shele, Ergest Shele dhe Ergys Goxhaj, ngjarja ka edhe një tjetër prapavijë…

Lavdije Buzheri, e ve, pas vdekjes së të shoqit është futur në një konflikt me fisin e burrit për ndarjen e pronave të familjes.

Prona që solli edhe sherri dhe rrahjen e saj, është një magazinë në afërsi të fshatit Lazarat, në vendin e njohur si “Kordhocë”. Objekti, që menaxhohet nga Lavdija dhe djali i saj, Olsi, tregton tela. Ndërkohë që zënkat kanë prishur edhe marrëdhëniet mes fëmijëve. Po të njëjtat burime, i thanë Dosja.al, se Olsi Buzheri ka patur një marrëdhënie shumë të mirë me Alfonsin dhe ata shoqëroheshin shumë si dy kushërinj të parë që ishin, por që prej nisjes së sherrit, edhe fëmijët u ndanë.

Zënkat ndodhin me kunatin, vjehrrin dhe të tjerë persona të familjes Buzheri dhe në total familja ka marrë 27 urdhër-mbrojtje ndaj njëri-tjetrit.

Alfons Buzheri, nipi, kërkon që të marrë pjesën që i takon familjes së tij në këtë magazinë, e cila iu është trashëguar nga gjyshërit. Por këtu nis edhe konflikti. Lavdije Buzheri, nusja e xhaxhait kundërshton ndarjen e kësaj toke me pretendimin se Alfons Buzheri e ka një karburant të cilin e ka ndërtuar në një tokë të trashëguar, e në këtë mënyrë e ka marrë “pjesën” që i takon.

Urdhër-mbrojtjet nuk kanë dhënë efekt, pasi disa javë më parë ka qenë Buzheri ai që ka kërkuar një të tillë, ndërkohë që mbrëmjen e djeshme ka dhunuar nusen e xhaxhait pas një sherri verbal. 52-vjeçarja Lavdije Buzheri ka marrë dëmtime në kokë dhe në trup, dhe tashmë është në repartin e kirurgjisë në spitalin rajonal, “Omer Nishani”.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet alfons buzheri dhunohet biznesmenia në lazarat lavdije buzheri olsi buzheri alfons buzheri dhunohet biznesmenia në lazarat lavdije buzheri olsi buzheri

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Nëntor 2019, 08:25

TIRANË- Jehona e super grabitjes në Rinas, ku grupi i Admir Muratit arriti që të merte një shumë parash gati 5 milionë Eruo nga aeroporti ende nuk është sh...