Aktualitet

VIDEO/ Policia kap 27-vjeçarin me 182 km/h: E papranushme, mos nxitoni për të arritur fundin

19 Nëntor 2019, 09:42 Nga DOSJA
VIDEO/ Policia kap 27-vjeçarin me 182 km/h: E papranushme, mos nxitoni

TIRANË- Policia Rrugore ka vijuar dhe gjatë ditës së sotme kontrollet në rrugët që ligjin Tiranën me qytetet e tjera, ku janë ndaluar shoferë të cilët udhëtonin me mbi 180 km/h.

Sipas një videoje mësohet se një 27-vjeçar është kapur nga radari duke drejtuar mjetin e tij me 182 km/h në një kohë ku trafiku është shumë i rënduar në zonë.

Në fund Policia përsërit apelin e saj për të gjithë shoferët që të mos thyejnë rregullat e qarkullimit rrugor, pasi pasojat e aksidenteve do të jenë fatale.

NJOFTIMI I PLOTË

Po ndodh: Në rrugën Tiranë – Elbasan. Vijon kontrolli me radar ?, për të parandaluar aksidentet rrugore që vijnë si pasojë e shpejtësisë mbi normat e lejuara. E papranueshme shpejtesia me të cilën 27-vjeçari nga Tirana drejton automjetin, 182 km/h në një orar kur rruga është me trafik të plotë dhe rreziku për t’u përfshirë në ngjarje rrugore është evident.

Mos nxitoni për të arritur fundin? apo ?✍??. Vetëbesimi i tepruar dhe neglizhenca ndaj kufizimeve dhe rregullave të qarkullimit rrugor, mund të sjellë pasoja fatale dhe të pariparueshme për ju dhe përdoruesit e tjerë të rrugës. #PërdoruesRrugeVlerësoniJetën #RespektoniRregullat.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet policia rrugore shoferet problematike shpejtesia e larte policia rrugore shoferet problematike shpejtesia e larte

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Nëntor 2019, 08:25

TIRANË- Jehona e super grabitjes në Rinas, ku grupi i Admir Muratit arriti që të merte një shumë parash gati 5 milionë Eruo nga aeroporti ende nuk është sh...