Aktualitet

“Dua Iphone-n tim”, Krimet e Rënda i kthejnë telefonin Kejvina Kthellës. I mbajnë ‘peng’ makinën dhe llogaritë ban

19 Nëntor 2019, 09:11 Nga DOSJA
“Dua Iphone-n tim”, Krimet e Rënda i kthejnë telefonin

TIRANË- Kejvina Kthella tashmë do ketë sërish “Iphone-n” në duart e sa. Ky është vendimi që ka marrë Gjykata e Krimeve të Rënda. Sipas informacioneve Krimet e Rënda në seancën e zhvilluar sot gjyqtarja Daniela Shirka ka vendosur që t’i kthejnë telefonin modeles Kejvina Kthella, por i mbajnë ende të bllokuar makinën “Audi” dhe statements bankare.

Sekuestrimi telefonit, makinës dhe llogarive bankare, iu bënë pasi Kejvina Kthella u mor në pyetje për shkak të komunikimeve që kishte me Redjan Rrajën për shkak të miqësisë së tyre.

Redjan Rraja u arrestua disa ditë më parë dhe akuzohet si një nga atentatorët e 1 nëntorit, ku vdiq Andi Maloku dhe u plagos prokurori Arjan Ndoja dhe miku i tij, Pëllumb Ymeri (Rrumi i Shijakut). Deri më tani, pista e hetuesve është ajo e konflikteve për pronat tek Gjiri i Lalzit, dhe grupi i atentatorëve dyshohet se përbëhet nga 5 persona, mes tyre edhe Julian Sinaj, “Juli i Pashakos”, por ky i fundit jo më larg se dje i mohoi akuzat.

Ndërkohë që Kejvina Kthella, sipas burimeve në Polici dhe prokurori rezulton se është alibia e Redjan Rrajës, i cili ka thënë para grupit se e ka të dashur modelen dhe se ka qenë me të në momentin e atentatit. Kejvina kishte gjithashtu në përdorim një makinë superluksoze, që është në pronësi të “Darës së Krujës”, e që kushton jo pak por rreth 30 mijë euro dhe që është sekuestruar.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet atentat prokurorit arjan ndoja kejvina kthella kejvina kthella kerkese krimeve te renda krimet e renda i kthejne telefonin kejvines atentat prokurorit arjan ndoja kejvina kthella kejvina kthella kerkese krimeve te renda krimet e renda i kthejne telefonin kejvines

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Nëntor 2019, 08:25

TIRANË- Jehona e super grabitjes në Rinas, ku grupi i Admir Muratit arriti që të merte një shumë parash gati 5 milionë Eruo nga aeroporti ende nuk është sh...