Aktualitet

Plagosi me armë të riun pas një konflikti të çastit, vetëdorëzohet pas 8 muajsh në Polici 34-vjeçari

19 Nëntor 2019, 09:55 Nga DOSJA
Plagosi me armë të riun pas një konflikti të çastit,

DIBËR– Një 34-vjeçar është vetëdorëzuar në Polici pasi plagosi me armë zjarri një tjetër të ri në mars 2019. Ngjarja ka ndodhur në 10 mars 2019, në qytetin e Peshkopisë, ku një konflikt mes dy personave përfundoi në përplasje me armë.

Nga përplasja me armë, i plagosuri mbeti 32 vjeçari me inicialet V.K. ndërsa autori A.Sh. 34 vjeç u largua nga vendngjarja për t’u vetëdorëzuar ditën e sotme.

I riu akuzohet për “Vrasje me dashje” mbetur në tentativë dhe “Mbajtje pa leje e armëve luftarake”.

NJOFTIMI I PLOTË

Policia e Dibrës në vijim të punës për zbardhjen e ngjarjeve të ndodhura më parë, ka vijuar kontrollet e pandërprera për kapjen e autorëve të shpallur në kërkim.

Si rezultat i kontrolleve të shtuar, presionit policor dhe ndërmjetësimit me familjarët , është vetëdorëzuar në Polici, shtetasi A.SH, 34 vjeç, autori i dyshuar i plagosjes me armë zjarri të një 33-vjeçari, ngjarje e ndodhur më datë 10.03.2019, në qytetin e Peshkopisë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Policia e Dibrës i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasje me dashje” mbetur në tentativë dhe “Mbajtje pa leje e armëve luftarake”, pasi me datë 10.03.2019, në vendin e quajtur kryqëzimi “Bolonja”, Peshkopi, për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri pistoletë, shtetasin V.K.

Ndaj këtij shtetasi Gjykata e Shkallës së parë Dibër ka caktuar masën e sigurimit “Arrest me burg” për veprat penale të lartpërmendura.

Materialet hetimore do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër , për veprime të mëtejshme.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet peshkopi plagosja ne peshkopi peshkopi plagosja ne peshkopi

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Nëntor 2019, 08:25

TIRANË- Jehona e super grabitjes në Rinas, ku grupi i Admir Muratit arriti që të merte një shumë parash gati 5 milionë Eruo nga aeroporti ende nuk është sh...