Aktualitet

U dhuna nga i forti i Lazaratit, flet gruaja: Është nipi i burrit, po më merrte materialet në magazinë (VD)

19 Nëntor 2019, 09:32 Nga DOSJA
U dhuna nga i forti i Lazaratit, flet gruaja: Është nipi i burrit, po

Gjirokastër- Lavdie Buzheri e cila u dhunua nga nipi i burrit të saj Alfons Buzheri ka rrëfyer për mediet gjithë skenën e dhunimit. Ajo është shprehur se debati ka nisur pasi  disa persona të tjerë kanë shkruar t’i marrin disa materiale ndërtimi që ndodheshin në magazinën e saj.

Ajo tregon se është në proces gjyqësor me personat që i  kanë marrë mallin, por sipas saj biznesi i takon vetëm asaj dhe familjes. Ajo shprehet se është dhunuar nga Alfons Buzheri pas debatit me të për materialet në magazinë.

“Mjekët mi bën të gjitha, grafitë, skopit. Vazhdoj të jem njësoj, kam dhimbje në të gjithë trupin. 48-vjeç jam. Po ngarkonin një makinë. U thash mos ngarkoni se është malli i familjes time. Kam një fabrikë që prodhoj rrjeta teli. U bëra video u thashë mos ngarkoni. Jam administratore, ata u futën me forcë atje. Jemi në proces gjyqësor me ta. Por ajo është forma ime, ata i morën dhe u futën me forcë. Ka disa kohë që ka ndodhur. Që në gusht ka kështu. Jam dhunuar dje nga ora 10:30. Pashë makinën atje mora telefonin dhe mora një polic privat. Dhe bëra foto. U futa brenda i thash shkarko mallin, ata nuk më dëgjuan, i thash edhe vëllait të atij që më dhunoi, por ai e mbylli makinën  dhe u largua. U ula në tavolinë ku punoja dhe më vjen ai personi. E njoh është nipi i burrit.” tha Lavdie Buzheri. Policia ka shoqëruar Alfons Buzherin pas denoncimit të gruas, por ai më pas ai është lënë i lirë.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet alfons buzheri dhunohet gruaja në lazarat lavdie buzheri alfons buzheri dhunohet gruaja në lazarat lavdie buzheri

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Nëntor 2019, 08:25

TIRANË- Jehona e super grabitjes në Rinas, ku grupi i Admir Muratit arriti që të merte një shumë parash gati 5 milionë Eruo nga aeroporti ende nuk është sh...