Aktualitet

19 Nëntor 2019, 08:25 Nga DOSJA

TIRANË- Jehona e super grabitjes në Rinas, ku grupi i Admir Muratit arriti që të merte një shumë parash gati 5 milionë Eruo nga aeroporti ende nuk është shuar. Policia dhe Prokuuroria kanë vijuar hetimet për grabitje e muajit prill dhe bëhet me dije se sot kanë gjetur një shumë parash në banesën e njërit prej të akuzuarve si të përfshirë në ngjarje.

Sipas informacioenve mësohet se Policia i ka gjetur shumën prej 5 mijë eurosh shtetasit Elton Pikli, që është një prej të arrestuarve, si autor i dyshuar i super-grabitjes. Po ashtu një shumë tjetër i është gjetur babait të Renaldo Sulës, ky i fundit është një nga të arrestuarit për grabitjen e 9 prillit në Rinas.

Nga ana tjetër mësohet se hetimet kanë marrë një rrjedhë tjetër pasi Gjykata ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për marrjen e kampionit për të bërë analizën e ADN për Elton Piklin dhe Oltian Veselin, pasi ky i fundit kishte refuzuar të jepte kampionin për ADN.

GRABITJA NË RINAS

Grabitja spektakolare në Rinas, ndodhi mesditën e 9 prillit. Një makinë pa targa mbi të cilën shkruhej “Hetimi Tatimor” vodhi 6.7 milionë euro që do të transportoheshin drejt Vienës. Pasi kryen grabitjen, 4 autorët u larguan me shpejtësi nga dera e pasme e aeroportit. Gjatë largimit pati edhe një shkëmbim zjarri mes autorëve dhe policisë, ku mbeti i vrarë Admir Murataj, i cili njihet si ‘truri’ i grabitjeve.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet elton pikli grabitja në rinas 9 prill 2019 oltian veseli policia gjen parate e grabitura ne rinas renaldo sula elton pikli grabitja në rinas 9 prill 2019 oltian veseli policia gjen parate e grabitura ne rinas renaldo sula

Sondazh

Poll