Bota

Xi Jiping paralajmëron Mark Rutte-n: Krijimi i barrierave teknologjike dhe ndërprerja e furnizimit, çon në konfrontim

Në fillim të këtij viti, qeveria holandeze filloi të mohonte licencat për ASML, furnizuesi më i madh i pajisjeve litografike për prodhuesit globalë të çipave kompjuterikë, për të eksportuar linjat e avancuara të mjeteve "DUV" në Kinë, duke iu përkulur kërkesave nga Shtetet e Bashkuara.

27 Mars 2024, 12:38 Nga M.B
Xi Jiping paralajmëron Mark Rutte-n: Krijimi i barrierave teknologjike
Kryeministri Mark Rutte (R) i Holandës mirëpret Presidentin e Kinës Xi Jinping në ditën e dytë të vizitës së tij shtetërore, në Hagë më 23 mars 2014.

PEKIN- Presidenti kinez, Xi Jinping i tha kryeministrit holandez Mark Rutte të mërkurën se krijimi i barrierave teknologjike dhe ndërprerja e zinxhirëve të furnizimit do të çonte në ndarje dhe konfrontim. Në fillim të këtij viti, qeveria holandeze filloi të mohonte licencat për ASML, furnizuesi më i madh i pajisjeve litografike për prodhuesit globalë të çipave kompjuterikë, për të eksportuar linjat e avancuara të mjeteve "DUV" në Kinë, duke iu përkulur kërkesave nga Shtetet e Bashkuara. Në të njëjtën kohë, Holanda është nën presion për të mbrojtur interesat e veta ekonomike, të cilat përfshijnë ASML, kompania më e madhe e vendit, e numëron Kinën si tregun e saj të dytë më të madh pas Tajvanit.

"Shkëputja dhe prishja e lidhjeve, nuk të çon askund dhe bashkëpunimi është opsioni i vetëm. Krijimi artificial i barrierave teknologjike dhe ndërprerja e zinxhirëve industrialë dhe të furnizimit do të çojë vetëm në ndarje dhe konfrontim. Populli kinez ka gjithashtu të drejtën legjitime për zhvillim dhe asnjë forcë nuk mund të ndalojë zhvillimin dhe përparimin shkencor dhe teknologjik të Kinës", i tha Xi Rutte-s, i cili ishte në një vizitë shtetërore në Pekin.

Bisedimet e Rutte në Pekin pritej të përqendroheshin nëse ASML do të merrte licencat e qeverisë holandeze për të vazhduar mirëmbajtjen e pajisjeve të avancuara me vlerë miliarda euro që ajo u ka shitur tashmë klientëve kinezë që tani bien nën kufizimet e eksportit kur skadon licencat aktuale, shumë prej tyre deri në dhjetor.

presidenti kinez xi jinping

Sondazh

Poll