Bota

VIDEO/ U arratis nga kopshti zoologjik i koresë së jugut, struci shkakton rrëmujë në autostradë

Fotot dhe videot e strucit duke iu shmangur shoferëve dhe duke vrapuar në atë që dukej të ishte një autostradë u bënë shpejt virale.

27 Mars 2024, 12:29 Nga S.B
VIDEO/ U arratis nga kopshti zoologjik i koresë së jugut, struci
pamje nga ngjarja

KOREA E JUGUT- Udhëtarët dhe qytetarët e qytetit të Koresë së Jugut të Seongnam mbetën të habitur pasi panë një struc që vraponte dhe shmangej nga makinat mes trafikut të rënduar. Sipas autoriteteve, struci besohet të jetë arratisur nga një park ekologjik aty pranë dhe është parë duke vrapuar rreth orës 9:30.

Fotot dhe videot e strucit duke iu shmangur shoferëve dhe duke vrapuar në atë që dukej të ishte një autostradë u bënë shpejt virale. Ngjarja zgjati për rreth një orë dhe struci, i cili u çlirua nga një kopësht zoologjik i quajtur Bug City, u kap përfundimisht nga policia dhe zjarrfikësit.

VIDEO/ U arratis nga kopshti zoologjik i koresë së jugut, struci
pamje nga ngjarja

Nuk u raportuan të lënduar apo dëme për shkak të incidentit. Struci u identifikua si shpendi mashkull katërvjeçar i quajtur Tadori. Tadori ishte i sigurt dhe u kthye në kopshtin zoologjik në gjendje të qëndrueshme.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by 최혜수 (@hola.__.m)

korea e jugut struc

Sondazh

Poll