Bota

Vrasja në Prishtinë/ Ndërron jetë në spital këmbësorja që u qëllua aksidentalisht

Ajo bëhet viktima e dytë pas kësaj ngjarje, pasi mbrëmë humbi jetën Egzon Haziri, rreth 30 vjeç. Naim Berisha 39-vjeçar dhe Ahmet Berisha 29-vjeçar, janë autorët e dyshuar të cilët janë shpallur në kërkim. 

27 Mars 2024, 12:24 Nga r.ll
Vrasja në Prishtinë/ Ndërron jetë në spital
pamje nga vendngjarja

PRISHTINË- Ka ndërruar jetë në spital kalimtarja e cila u plagos mbrëmë aksidentalisht pas një konflikti me armë zjarri në rrugën “Jeronim de Rada” në Prishtinë.

“Ka pasur dëmtim të lartë të enëve të gjakut dhe kockës së këmbës së majtë. Këto lëndime e kanë quar pacienten në gjendje të shokut. Pas operimit në Emergjencë është sjellur në Intensivë. Tek ne është sjellur në gjendje shumë të rëndë, në shok të rëndë. Pavarësisht tretmanit dhe përpjekjeve të stafit, ajo ka ndërruar jetë para pak çastesh”, ka thënë Shaqir Uka, shef i Klinikës së Intensivës në QKUK.

Ajo bëhet viktima e dytë pas kësaj ngjarje, pasi mbrëmë humbi jetën Egzon Haziri, rreth 30 vjeç. Naim Berisha 39-vjeçar dhe Ahmet Berisha 29-vjeçar, janë autorët e dyshuar të cilët janë shpallur në kërkim. 

 

vrasje ne prishtine egzon haziri

Sondazh

Poll