Bota

Koreja e Veriut censuron pantallonat e kopshtarit britanik, shkak xhinset si simbol i imperializmit perëndimor

Episodi britanik i 2010-ës i serialit ishte dukshëm më i shkurtër se normalja, pasi mungonin disa skena, të cilat me sa duket u konsideruan të papërshtatshme nga censuruesit.

27 Mars 2024, 11:34 Nga S.B
Koreja e Veriut censuron pantallonat e kopshtarit britanik, shkak xhinset si
Alan Titchmarsh

KOREA E VERIUT- Xhinset e prezantuesit së spektaklit britanik ‘Gardening Secrets’, duket se kanë mërzitur censuruesit e qeverisë së Kim Jong Un, pasi u shfaqën të turbullta (blur) në transmetimin e saj të paligjshëm nga televizioni shtetëror i Koresë së Veriut. Sipas Sky News, Televizioni Qendror Korean transmetoi një episod të shfaqjes popullore të BBC-së, të organizuar nga eksperti i kopshtarisë dhe autori Alan Titchmars.

Episodi britanik i 2010-ës i serialit ishte dukshëm më i shkurtër se normalja, pasi mungonin disa skena, të cilat me sa duket u konsideruan të papërshtatshme nga censuruesit. Por ajo që bëri një përshtypje të veçantë dhe u diskutua jo pak nga mediat britanike ishte fakti se në një moment kur Titchmars shihet i gjunjëzuar në një kopësht duke parë bimët, pantallonat i mbulohen me blur.

Ky mbulim i pantallonave ka të ngjarë të lidhet me përpjekjet e regjimit për të kufizuar ndikimin e modës dhe kulturës perëndimore në Korenë e Veriut. Sipas NKNews, xhinset blu konsiderohen si simbol i imperializmit perëndimor dhe efektivisht janë ndaluar në vend që nga vitet '90.

I pyetur për të komentuar paraqitjen e tij të çuditshme në televizionin e Koresë së Veriut, 74-vjeçari Titchmars tha me humor se tani ndjen se i përket të njejtës kategori si Elvis Presley dhe Tom Jones, të cilët dikur skandalizuan një pjesë të publikut me pantallonat e tyre.

“Unë kurrë nuk e kam parë veten si një imperialist të rrezikshëm që dëshiron të përmbysë regjimin, në përgjithësi më konsiderojnë si i keq, kështu që kjo më përmirëson emrin në treg, apo jo?" komentoi Titchmars.

bbc korea e veriut kim jong un

Sondazh

Poll