Bota

Autobusi me 53 pasagjerë aksidentohet në Gjermani, humbin jetën 5 persona, plagosen disa të tjerë

Policia në shtetin lindor gjerman të Saksonisë tha se të paktën pesë persona u vranë në një aksident ku u përfshi një autobus ndërqytetës pranë qytetit gjerman të Leipzig të mërkurën.

27 Mars 2024, 12:32 Nga N.F
Autobusi me 53 pasagjerë aksidentohet në Gjermani, humbin jetën 5
Pamje nga aksidenti

GJERMANI- Një aksident është regjistruar në autostradën A9 pranë qytetit lindor të Leipzig. Nga ky aksident pesë persona u raportuan të vdekur dhe disa të plagosur.

Policia në shtetin lindor gjerman të Saksonisë tha se të paktën pesë persona u vranë në një aksident ku u përfshi një autobus ndërqytetës pranë qytetit gjerman të Leipzig të mërkurën.  Helikopterë të shpëtimit dhe ambulanca të shumta u panë në zonë dhe autobani A9 , që lidh Berlinin dhe Mynihun, u mbyll në të dy drejtimet.

"Disa persona u plagosën për vdekje në aksidentin e rëndë në autostradën A9. Ka viktima të shumta," tha policia në shtetin e Saksonisë në X, platforma e mediave sociale e njohur më parë si Tëitter,

“Nuk dihen ende rrethanat e sakta të aksidentit”, tha Flixbus, duke shtuar se po punonte me shërbimet e urgjencës për të përcaktuar shkakun e incidentit.

Rreth 53 pasagjerë dhe dy shoferë ishin në bordin e autobusit, i cili ishte nisur nga Berlini në Cyrih.

aksident gjermani viktime

Sondazh

Poll