Bota

Joseph: Kosova pa mbështetjen e SHBA-së nuk do të ishte e pavarur, disa veprime të qeverisë po vënë në rrezik marrëdhëniet mes dy vendeve

Joseph tha se SHBA-ja do të jenë gjithmonë mike të Republikës së Kosovës megjithatë theksoi qeveria me disa veprime po i rrezikon marrëdhëniet mes dy vendeve.

27 Mars 2024, 11:30 Nga N.F
Joseph: Kosova pa mbështetjen e SHBA-së nuk do të ishte e
Edward Joseph

KOSOVË- Profesori amerikan Edward Joseph në një intervsitë te zhvilluar së fundmi është shprehur se Kosova nuk do të ishte e pavarur pa mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Joseph tha se SHBA-ja do të jenë gjithmonë mike të Republikës së Kosovës megjithatë theksoi qeveria me disa veprime po i rrezikon marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Pa mbështetjen e SHBA-së Kosova nuk do të ishte e pavarur dhe disa prej vendimeve apo veprimeve të qeverisë po e vënë marrëdhënien në rrezik. Jo në aspektin strategjik, sepse shtetet e bashkuara gjithmonë do të jenë mike të Kosovës, por që jemi në një periudhë tejet të rrezikshme, lufta në Ukrainë, jostabiliteti. Kosova është vend i vogël dhe po them diçka shumë qartë, nuk ka një gjë të tillë si vetëvendosje absolute, dhe këtë po e them qëllimisht sepse është emri i partisë politike që udhëheq shtetin, nuk ekziston ndonjë gjë si fjala vetëvendosje absolute”, deklaroi Joseph për RTK.

Profesori amerikan gjithashtu shtoi se Kosova nuk mund ta projektojë vetveten në botë dhe nuk mund të mbrohet pa SHBA-të dhe NATO-n.

“Secili qytetar i Kosovës duhet t’ia bëj vetës këtë pyetje: Si të mbrojmë interesat tona kombëtare, duhet të kemi marrëdhënie të mira me Shtetet e Bashkuara. Kjo nuk do të thotë se të bëjë çdo gjë që SHBA-të e kërkojnë, por duhet gjithsesi që të merrni parasysh qëndrimet e Shteteve të Bashkuara më së pari”, shtoi ai.

edward joseph kosova serbia shba

Sondazh

Poll