Bota

FOTO/ Pozoi me veshje zbuluese para statujës mbretërore, modelja tajlandeze rrezikon pesë vite burg

Në foto, modelja 22-vjeçare ka veshur një fund shumë të shkurtër ngjyrë kafe, përmes të cilit i dukeshin të brendshmet dhe një bluzë të kuqe.

27 Mars 2024, 11:24 Nga S.B
FOTO/ Pozoi me veshje zbuluese para statujës mbretërore, modelja
Pim Atchapara

TAJLANDË- Një modele 22-vjeçare po përballet me deri në pesë vite burg pas fotove të saj me fundin e ngritur në një monument mbretëror tajlandez. Pim Atchapara, shkaktoi zemërim kur pozoi me një veshje zbuluese përpara një statuje të mbretit Rama I në provincën Buriram më 24 mars.

Në foto, modelja 22-vjeçare ka veshur një fund shumë të shkurtër ngjyrë kafe, përmes të cilit i dukeshin të brendshmet dhe një bluzë të kuqe. Pas postimit të fotove, banorët e zonës njoftuan policinë, ndërsa Astapara u përpoq të shmangte më të keqen duke postuar foto në të cilat shfaqej duke bërë homazhe për statujën, duke pretenduar se donte vetëm të ftonte turistët në zonë.

FOTO/ Pozoi me veshje zbuluese para statujës mbretërore, modelja
Pim Atchapara

“Pas postimit të fotove në llogaritë e mia personale në rrjetet sociale mora mesazhe edhe kundër prindërve të mi, gjë që ishte e papranueshme pasi nuk e dija se ajo që po bëja ishte krim. Kam kërkuar falje”, tha 22-vjeçarja pas arrestimit.

Përveç rrezikut të burgut, modelja përballet edhe me një gjobë prej 4000 dollarësh për ekspozim të pahijshëm.

Pim Atchapara

modelja tajlandeze tajlande

Sondazh

Poll