Bota

Vrasja e politikanit në vitin 2013, Tunizia i dënon me vdekje katër persona

Chokri Belaid, lideri i atëhershëm i koalicionit Fronti Popullor, u vra me armë zjarri në veturën e tij pranë shtëpisë së tij në Tunis, në shkurt 2013.

27 Mars 2024, 10:47 Nga M.B
Vrasja e politikanit në vitin 2013, Tunizia i dënon me vdekje
Chokri Belaid, politikani majtist tunizian i cili u vra më 2013. Katër persona u dënuan me vdekje për vrasjen e tij më 27 mars 2024.

TUNIZIA- Një gjykatë në Tunizi i ka dënuar me vdekje katër persona dhe dy të tjerë me burgim të përjetshëm, të akuzuar për vrasjen e një politikani majtist, tha të mërkurën një prokuror publik. Chokri Belaid, lideri i atëhershëm i koalicionit Fronti Popullor, u vra me armë zjarri në veturën e tij pranë shtëpisë së tij në Tunis, në shkurt 2013. Vrasja e tij, e para në Tunizi pas dekadash, nxiti protesta masive dhe ndikoi në dorëheqjen e kryeministrit të atëhershëm tunizian.

Belaid, një politikan majtist, kishte qenë kritik i ashpër i partisë islamike, Ennahda, e cila e udhëhiqte qeverinë në atë kohë, duke e akuzuar se po e injoronte dhunën e ekstremistëve kundër laikëve. Mbështetësit e tij e fajëson partinë islamike për qasje tejet komode ndaj ekstremistëve pas varsjes së tij. Ato kritika dhe vrasjet e më vonshme për pasojë atë vit, e shkaktuan një krizë politike në Tunizi.

Autoritetet i fajësuan ekstremistët islamikë për vrasjen e Belaidit. Njëzet e tre njerëz u akuzuan në rastin e vrasjes së tij, hetimi dhe gjykimi i të cilit zgjati shumë vite. Të mërkurën, pesë të pandehur u liruan nga akuzat, ndërsa ndaj të tjerëve u shqiptuan dënime nga dy deri në 120 vjet burgim./ REL

tunizia

Sondazh

Poll