Bota

"Nuk donte njeri pranë saj"/ Zbulohet arsyeja e mungesës së Princit William në video-mesazhin e Kate

Princi i Uellsit mungonte dukshëm në videon e postuar nga Kensington Royal.

27 Mars 2024, 10:38 Nga S.B
"Nuk donte njeri pranë saj"/ Zbulohet arsyeja e mungesës
Kate dhe Princi William

BRITANI E MADHE- Javën e kaluar, Princesha e Uellsit Kate Middleton, pranoi se ishte diagnostikuar me kancer përmes një video-mesazhi. Megjithatë, pas publikimit të videos, njerëzit kanë pyetur veten pse bashkëshorti i saj, Princi William, nuk ishte ulur pranë saj teksa ajo fliste para kamerës për publikun.

Besohet se një burim i brendshëm i 'The Times' e ka një arsye për mungesën e William. Burimi tha për ‘The Times’: Ajo nuk kishte nevojë që dikush të ulej pranë saj, donte të fliste vetëm si një grua e fortë që ndan një mesazh të tillë për kombin. William e ka mbështetur atë në sfond prapa kamerave.

Një burim tjetër tha gjithashtu se video-mesazhi nuk ishte si një përgjigje ndaj thashethemeve dhe teorive konspirative, por për shkak të ndjenjës së saj të përgjegjësisë për rolin e saj në publik.

princi william kate middleton britani e madhe

Sondazh

Poll