Bota

Zjarr dhe kaos, 250 traktorë bllokojnë rrugët afër selisë së BE-së (FOTO)

Fermerët hodhën panxhar, spërkatën pleh organik ndaj policisë dhe ndezën zjarr, ndërsa një traktor bllokoi një rrugë kryesore të mbushur me patate, vezë dhe pleh organik.

27 Mars 2024, 09:33 Nga r.ll
Zjarr dhe kaos, 250 traktorë bllokojnë rrugët afër
pamje nga protesta

BRUKSEL- Një protestë e zhvilluar nga fermerët ditën e djeshme mbylli rrugët afër selisë së Bashkimit Evropian në Bruksel. Ata protestuan kundër asaj që ata e cilësojnë si burokracia e tepruar, praktika e padrejtë tregtare dhe importet e lira nga Ukraina. 

Fermerët hodhën panxhar, spërkatën pleh organik ndaj policisë dhe ndezën zjarr, ndërsa një traktor bllokoi një rrugë kryesore të mbushur me patate, vezë dhe pleh organik.

Ndërkohë policia përdori gaz lotsjellës dhe ujë për të mbajtur larg fermerët dhe rreth 250 traktorë. Fermerët, policia dhe zjarrfikësit të gjithë morën lëndime, por asnjë nuk ishte në rrezik për jetën.

Demonstratat u zhvilluan ndërsa ministrat e bujqësisë në Bruksel u përpoqën të nxisnin masat për të qetësuar krizën. Autoritetet vendase u kërkuan qytetarëve që të qëndrojnë jashtë qytetit dhe të punojnë nga shtëpia sa më shumë që të jetë e mundur.

proteste ne bruksel

Sondazh

Poll