Aktualitet

Imami Ahmet Kalaja denoncon gruan që e përndiqte: S’mban më ujë pilafi!

19 Nëntor 2019, 08:21 Nga DOSJA
Imami Ahmet Kalaja denoncon gruan që e përndiqte: S’mban më

TIRANË- “Të lutem më lër të qetë nuk mban më ujë pilafi”. Këto janë fjalët e imamit të “Rrugës së Kavajës”, në Tiranë, Ahmet Kalaja pasi një qytetare e bezdiste tashmë prej tre vitesh.

Kalaja tregon se gruaja e bezdiste vazhdimisht në telefon, pavarësisht se ky i fundit i kishte thënë se ishte Imam.

Por kur ka parë që gruaja me inicialet R.V ka vazhduar t’i shkruajë ngado, imami i është drejtuar policisë dhe e ka kallëzuar.

Një burim i gazetares së Top Channel, Anila Hoxha tregoi se imami i është drejtuar komisariatit numër 3 dhe ka denoncuar pas reagimit të 41 vjeçares e cila e ka kërcënuar duke i thënë se kjo gjë do t’i kushtonte kokën.

Imami thotë në kallëzim se nuk e njeh gruan që i shkruan dhe se ja ka bllokuar të gjitha numrat, por ajo më pas i ka shkruar në messenger.

(Marrë nga Top Channel)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ahmet kalaja denoncimi i imamit perndiqet imami ne tirane policia tirane ahmet kalaja denoncimi i imamit perndiqet imami ne tirane policia tirane

Sondazh

Poll