Sport

Misteri i garancisë së Dani Alvesh, askush nuk merr përsipër t'i ketë paguar 1 mln. euro për të, as Depay!

Për të dalë nga burgu, sigurisht që duhet të paguante një garanci prej 1 milion eurosh. Ai vetë nuk ka mundur të paguajë garancinë pasi i janë bllokuar llogaritë dhe askush nuk e di ende se kush i ka dhënë paratë.

27 Mars 2024, 08:24 Nga DOSJA
Misteri i garancisë së Dani Alvesh, askush nuk merr përsipër

SPANJE - Dani Alves po shijon orët e para jashtë burgut. Pas 14 muajsh pas hekurave, ai kaloi nëpër portat e një burgu të Barcelonës të hënën pasdite dhe tani është i lirë, por me kushte kufizuese. Ish-yllit të Barcelonës i janë konfiskuar të dyja pasaportat dhe nuk mund të udhëtojë jashtë Spanjës. 

Për të dalë nga burgu, sigurisht që duhet të paguante një garanci prej 1 milion eurosh. Ai vetë nuk ka mundur të paguajë garancinë, pasi i janë bllokuar llogaritë dhe askush nuk e di ende se kush i ka dhënë paratë. 

Javën e kaluar kur u bë e ditur se ai do të lirohej nga burgu nëse do të paguhej shuma, pati një skenar që Neymar, bashkëlojtari i tij i vjetër te Barcelona dhe tek kombëtarja e Brazilit, do të paguante shumën. 

Por të nesërmen, babai i Neymar mohoi që paratë të paguheshin nga djali i tij dhe kështu Alves qëndroi në burg gjatë fundjavës. Kur ai doli nga burgu të hënën në shumë media u shkrua se lirimi me kusht u pagua nga holandezi Memphis Depay. 

Alves dhe Depay ishin bashkëlojtarë për disa muaj te Barcelona dhe janë miq të ngushtë.  Megjithatë, agjenti dhe avokati i Depay-t nxituan ta mohojnë këtë çështje: “Kjo nuk është e vërtetë. Është lajm i rremë”. Kështu vazhdon misteri rreth njeriut që ka paguar garancinë, i cili mesa duket dëshiron të mbetet anonim. 

Megjithatë, Depay dyshohet se ka ndihmuar financiarisht yllin francez të Cityt, Benjamin Mendy, i cili ishte akuzuar për përdhunim. Megjithatë, në Brazil ka reagime të forta për veprimet e Dani Alves dhe Robinhos. Brazilianët nuk mund të pranojnë që këta dy lojtarë të mëdhenj u dënuan për përdhunim dhe shumë i kanë dale kundra në disa forma. 

Dani Alves ka një pasuri të madhe dhe sigurisht që ka mundësi që të transferojë para nga llogaritë e tij te garantuesi. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll