Bota

FOTO/ Lavrov në tavolinën e presidentit të SHBA-ve, imazhi i rremë përhapet në rrjetet sociale

Kryediplomati rus shihet i ulur prapa tavolinës së ish-presidentit amerikan në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë.

27 Mars 2024, 07:47 Nga M.B
FOTO/ Lavrov në tavolinën e presidentit të SHBA-ve, imazhi i
Imazhi i vërtetë


SHBA- Një imazh i përhapur në mediat sociale ku shihet Donald Trump duke buzëqeshur së bashku me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov. Kryediplomati rus shihet i ulur prapa tavolinës së ish-presidentit amerikan në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë. Por fotografia është ndryshuar pasi origjinali tregon Trump të ulur dhe Lavrov duke qëndruar pranë tij, shkruajnë mediat e huaja. Imazhi është përhapur në platformën X në mes të pushtimit rus të Ukrainës me postime të ngjashme që kanë qarkulluar në platforma të tjera të mediave sociale prej vitesh.

Trump, i cili kandidon kundër Presidentit Joe Biden për të rimarrë Shtëpinë e Bardhë, ka shprehur më parë admirim për presidentin rus Vladimir Putin dhe është mburrur se ai mund t’i jepte fund luftës në Ukrainë. Republikani ka kritikuar gjithashtu NATO-n, duke thënë në shkurt se ai do të inkurajojë Rusinë të “bëjë çfarëdo dreqin që duan” me anëtarët e aleancës që nuk i kanë përmbushur detyrimet e tyre financiare.

donald trump sergei lavrov

Sondazh

Poll