Bota

”Google” bllokoi 5,5 miliardë reklama në vitin 2023

Një raport i ”Google” mbi sigurinë e reklamave, deklaroi se ”përmbajtja e bllokuar përfshinte reklama për produkte të rrezikshme ose përmbajtje seksuale, por gjithashtu reklama që premtonin një kurë mrekullie ose pasuri të shpejtë në një mënyrë të dyshimtë”.

26 Mars 2024, 23:03 Nga h.k
”Google” bllokoi 5,5 miliardë reklama në vitin 2023
Foto ilustruese

SHBA-Vitin e kaluar, kompania ”Google” bllokoi ose hoqi më shumë se 5,5 miliardë reklama që shkelnin udhëzimet në internet të kompanisë ose ishin të destinuara për qëllime mashtruese.

Një raport i ”Google” mbi sigurinë e reklamave, deklaroi se ”përmbajtja e bllokuar përfshinte reklama për produkte të rrezikshme ose përmbajtje seksuale, por gjithashtu reklama që premtonin një kurë mrekullie ose pasuri të shpejtë në një mënyrë të dyshimtë”.

Nënkryetari i ”Google”, Duncan Lennox tha se “qëllimi i kompanisë është të njohë reklamat mashtruese dhe të bllokojë llogaritë përgjegjëse përpara se të arrijnë platformat e Google ose t’i heqë ato menjëherë sapo të zbulohen”.

google

Sondazh

Poll