Bota

U "rrëmbye" nga tubat e pishinës, ndërron jetë 8-vjeçarja në Teksas

Aliyah Jaico ishte duke shijuar pushimet me familjen e saj në hotelin DoubleTree në Houston, Teksas, kur tragjedia ndodhi të shtunën më 23 mars.

26 Mars 2024, 22:10 Nga E. D
U "rrëmbye" nga tubat e pishinës, ndërron jetë
Aliyah Jaico

TEKSAS- Një vajzë tetë vjeçare vdiq pasi u thith nga tubat e ujit në një pishinë hoteli. Kështu ka raportuar familja e saj pasi pasi ajo u zhduk. 

Aliyah Jaico ishte duke shijuar pushimet me familjen e saj në hotelin DoubleTree në Houston, Teksas, kur tragjedia ndodhi të shtunën më 23 mars.

Avokatët që përfaqësojnë familjen thanë se ajo ishte në pishinën kur ajo u thith me dhunë në një hendek të pasigurt në sistemin e rrjedhës së pishinës. 

Trupi i saj u gjet më vonë rreth 6 metra thellë brenda tubacionit. Gjithashu familja ka paditur hotelin për më shumë se 1 milion dollarë si dëmshpërblim, po ashtu policia po heton.

aliyah jaico

Sondazh

Poll