Bota

Shembja e urës në Baltimore, humbjet ditore mund të shkojnë deri në 9 mln dollarë

Kjo ngjarje ka çuar potencialisht në një humbje prej 9 milionë dollarësh në ditë.

27 Mars 2024, 07:33 Nga M.B

 

Shembja e urës në Baltimore, humbjet ditore mund të shkojnë
Ura e shembur në Baltimore

SHBA- Shembja e urës 'Francis Scott Key' në Baltimore pasi u godit nga një anije mallrash në orët e para të së martës, ka ndaluar transportin në portin kryesor të qytetit në SHBA. Kjo ngjarje ka çuar potencialisht në një humbje prej 9 milionë dollarësh në ditë.

Anija 'Dali', po shkonte për në Colombo, Sri Lanka, kur goditi një shtyllë të urës duke bërë që ajo të binte në lumin Patapsco. Sipas mediave të huaja, më shumë se 847,000 automjete erdhën përmes portit vitin e kaluar, sipas të dhënave të shtetit të Maryland. Ajo u rendit e para në vend në import dhe eksport të automjeteve, kamionëve të lehtë dhe materialeve të ndërtimit.

Porti është një kontribuues kryesor ekonomik në ekonominë e Baltimore-s, përgjegjës për më shumë se 15,000 vende pune dhe duke gjeneruar 2.6 miliardë dollarë të ardhura nga biznesi për shtetin. Porti është “mikpritës” i 50 transportuesve të oqeanit që bëjnë rreth 1800 udhëtime në vit, tregojnë të dhënat shtetërore.

Të martën, gjatë një konference për shtyp, guvernatori i Maryland, Wes Moore tha se transporti u pezullua për momentin dhe fokusi ishte në kërkimin dhe shpëtimin e atyre që u prekën nga shembja e urës. Ndalimi i transportit nga porti mund të çojë në humbje prej afro 9 milionë dollarësh për çdo ditë që mbyllet, sipas Patrick Penfield, një profesor në Syracuse University.

 

ura e shembur në baltimore

Sondazh

Poll