Bota

19-vjeçari qëllon me armë zjarri babanë e tij, 60-vjeçari vdes në vendngjarje

Zyra e Sherifit të Qarkut Travis thotë se ka marrë telefonata të shumta në 911 për një trazirë dhe të shtëna pranë një stacioni autobusi në Hog Eye Road.

26 Mars 2024, 22:21 Nga h.k
19-vjeçari qëllon me armë zjarri babanë e tij,
Foto ilustruese

SHBA-Teksas -Një 19-vjeçar është arrestuar për vrasjen e babait të tij në East Travis County. Një burrë rreth të 60-tave u gjet në vendngjarje me plagë me armë zjarri dhe, pavarësisht tentativave për ta shpëtuar nuk ia doli dot duke ndërruar jetë në vendngjarje.

Zyra e Sherifit të Qarkut Travis thotë se ka marrë telefonata të shumta në 911 për një trazirë dhe të shtëna pranë një stacioni autobusi në Hog Eye Road.

Djali i tij, 19-vjeçari Quentyn Ervin-Davis, tashmë është akuzuar për vrasjen e tij.

Një urdhër kontrolli u ekzekutua brenda orëve të natës në shtëpinë e Daun Davis. Dhe autopsia u krye të hënën. Këto rezultate janë ende në pritje.

teksas

Sondazh

Poll