Bota

Bombardimet në Sirinë lindore, humbin jetën 17 persona

Një raport i mëparshëm i OJQ-së fliste për 14 luftëtarë të vdekur pranë Teheranit. Bombardimet u nisën në provincën e Deir Ezzor, e cila shpesh është skenë e sulmeve ajrore, kryesisht izraelite, ndonjëherë edhe amerikane, sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut.

27 Mars 2024, 07:41 Nga N.F
Bombardimet në Sirinë lindore, humbin jetën 17 persona
Foto ilustruese

SIRI- Tre iranianë, duke përfshirë një oficer të Gardës Revolucionare dhe të paktën njëmbëdhjetë luftëtarë që dyshohet se i përkisnin grupeve të armatosura pranë Teheranit, u vranë në sulmet ajrore në Sirinë lindore. Mësohet se nga këto sulme ka humbur jetën edhe një punonjës civil i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Një raport i mëparshëm i OJQ-së fliste për 14 luftëtarë të vdekur pranë Teheranit. Bombardimet u nisën në provincën e Deir Ezzor, e cila shpesh është skenë e sulmeve ajrore, kryesisht izraelite, ndonjëherë edhe amerikane, sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut.

I pyetur për këtë nga Agence France-Presse, një zyrtar i qeverisë amerikane u shpreh se nuk ishte një bombardim amerikan. 

"Një këshilltar iranian, një anëtar i Gardës Revolucionare, dy nga truprojat e tij iranianë, nëntë luftëtarë irakianë dhe dy luftëtarë sirianë të organizatave pranë Teheranit u vranë në sulmet," sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut.

Sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut, pak orë para bombardimeve të djeshme, një aeroplan transporti iranian që ishte nisur nga Damasku, u ul në Deir Ezzor. Anëtari i Gardës Revolucionare që u vra, një oficer i specializuar në komunikim, mbante gjithashtu pajisje teknike, shtoi OJQ.

Në fillim të shkurtit, të paktën 29 luftëtarë nga organizata të afërta me Iranin, duke përfshirë gjashtë anëtarë të Hezbollahut, u vranë në Deir Ezzor dhe al-Mayadeen në sulmet ajrore të SHBA-së, sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut.

Ishte në hakmarrje për një sulm të atribuar nga Uashingtoni grupeve pro-iraniane në një bazë amerikane në Jordani, pranë kufirit me Sirinë dhe Irakun, më 28 janar, në të cilin u vranë tre anëtarë të forcave të armatosura amerika

siri viktima bombardime

Sondazh

Poll