Sport

Rio Ferdinand mbështet Vinicius, teksa sulmon ashpër La Ligan dhe Tebas…

Rio Ferdinand, ish-mbrojtësi i Manchester United, nuk u kursye me kritika ndaj La Ligës dhe presidentit të saj Javier Tebas.

26 Mars 2024, 17:11 Nga DOSJA

Rio Ferdinand mbështet Vinicius, teksa sulmon ashpër La Ligan dhe

ANGLI - Lotët e tij mund të jenë një pikë referimi. Përballë mediave, teksa paraqitej me uniformën e kombëtares braziliane, Vinicius Junior shpërtheu në lot kur fliste për racizmin, viktimë e të cilit është.

Një skenë veçanërisht prekëse që flet shumë për presionin që pëson sulmuesi i Real Madridit në baza ditore, dhe të cilin La Liga ndonjëherë duket se e ka të vështirë ta kuptojë, duke filluar nga presidenti i saj Javier Tebas, asnjëherë koprrac me deklarata të rrezikshme kur flet për racizmin.

Rio Ferdinand, ish-mbrojtësi i Manchester United, gjithashtu donte të reagonte ndaj kësaj situate, duke sulmuar shefin e La Ligës në një mesazh të ashpër, të postuar në llogarinë e tij X (ish-Twitter): "A është Spanja një vend racist? Nuk e di, sepse unë nuk jetoj atje për ta njohur apo parë. Por e di që ka RACIZËM në stadiume dhe se kjo duket se pranohet nga autoritetet për një arsye apo një tjetër?

Të shohësh një të ri të qajë në një konferencë shtypi si Vinicius është zemërthyese. Duke dëgjuar Javier Tebas (president i La Ligës) duke folur budallallëqe sezonin e kaluar më bën të them se duhet të ketë ndryshime të mëdha, dënime të mëdha nga liga! Të përshëndes vëllai im Vinicius",- ka postuar ai. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll