Sport

Gjermania për të garantuar siguri, ka nisur kontrolle të shtuara kufitare për 'Euro 2024'

Ministrja e Brendshme gjermane njoftoi të hënën vendosjen e kontrolleve të përkohshme në kufijtë e saj, si pjesë e forcimit të sigurisë së euros (14 qershor-14 korrik).

26 Mars 2024, 15:59 Nga DOSJA
Gjermania për të garantuar siguri, ka nisur kontrolle të shtuara

GJERMANI - Ministrja e Brendshme gjermane Nancy Faeser, njoftoi të hënën, vendosjen e kontrolleve të përkohshme në kufijtë e saj, si pjesë e forcimit të sigurisë së Europianit,  të organizuar në vendin e saj nga 14 qershori deri më 14 korrik.

Gjermania parashikohet se duhet të mirëpresë 2.7 milionë tifozë në stadiume dhe deri në 12 milionë gjatë ngjarjeve publike.

“Për Euron po bashkojmë edhe më fort forcat e autoriteteve të sigurisë dhe po përgatitemi për kërcënime të mundshme”,- deklaroi ministrja për gazetën “Rheinische Post”. Gjatë turneut, ne do të kryejmë kontrolle të përkohshme në të gjithë kufijtë gjermanë për të parandaluar hyrjen e aktorëve potencialisht të dhunshëm”.

Njoftimi vjen pas të shtënave masive në një koncert në Moskë, në të cilin të paktën 139 persona u vranë dhe 180 u plagosën. Grupi Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmin dhe Franca tha se ishte duke e ngritur alarmin e saj terrorist në nivelin më të lartë pas tij.

Gjermania ka vendosur tashmë kontrolle të përkohshme në kufijtë e saj me Poloninë, Republikën Çeke, Austrinë dhe Zvicrën, si pjesë e luftës kundër bandave të kontrabandës së emigrantëve.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 26 Mars 2024, 10:47

Eden Hazard zyrtarizon lajmin surprizë…

SPANJE - Që nga vera e kaluar, karriera e madhe e Eden Hazard ka marrë fund. Ai që ndezi Premier Ligën me Chelsean, pak më pak Ligë...