Sport

Ish-portieri Chilavert sulmon Vinicius: "Mos u bëj qaraman, futbolli është për burra!"...

Sulm i paraguajanit ndaj lojtarit të Real Madridit, pas shpërthimit të tij ndaj racizmit: “Ai është i pari që fyen dhe sulmon rivalët e tij”

26 Mars 2024, 15:34 Nga DOSJA
Ish-portieri Chilavert sulmon Vinicius: "Mos u bëj qaraman, futbolli

PARAGUAJI - Një sulm social, i destinuar të shkaktojë shumë diskutime. Komentet janë të shumtë dhe nga më të ndryshmit, duke u pozicionuar pro dhe kundër.

Ish-portieri paraguajan José Luis Chilavert, i njohur për një kohë të gjatë, si portieri me më shumë gola në historinë e futbollit, sulmoi Vinicius Jr., duke komentuar videon në të cilën braziliani, i përlotur, fliste për temën e racizmit.

"Ai është i pari që shan dhe sulmon rivalët e tij, - shprehet ish-portieri i Velezit. - Mos u bëni budallenj, futbolli është për burra".

Një sulm i paarsyeshëm, i mbushur me terma homofobikë dhe insinuata seksiste, i cili megjithatë mblodhi një mbështetje të mjaftueshme te X, aq sa Chilavert filloi të ripërtërijë komente të atyre që ishin dakord me të.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 26 Mars 2024, 10:47

Eden Hazard zyrtarizon lajmin surprizë…

SPANJE - Që nga vera e kaluar, karriera e madhe e Eden Hazard ka marrë fund. Ai që ndezi Premier Ligën me Chelsean, pak më pak Ligë...